Dietat e çmendura të motrave Kardashian-Jenner, ja çfarë hanë ato çdo ditë


Në një postim në blog me titull “Dietat e motrave të mia janë të çmendura”, Khloe Kardashian  ka zbuluar çfarë hanë saktësisht motrat Kardashian-Jenner gjatë një dite (jo, ato nuk jetojnë me një sallatë të shëndetshme). Khloe shkruan: “Nuk do ta besoni çfarë hanë në të vërtetë motrat e mia. Ne të gjithë kemi zakone të ndryshme në të ngrënë, aq sa ndonjëherë kur vjen rasti për të zgjedhur në një restorant, pyesim veten çfarë mund të porositim….” Ka të drejtë, darkat familjare duhet të jenë shumë të vështira për të koordinuar shijet dhe dëshirat e të gjithëve. Por ja cila është më “e çmendur” në familjen Kardashian.

Kim

Kim Kardashian West është duke ndjekur dietën Atkins, sepse po përpiqet të humbasë shumë kilogramë dhe do të bëhet më e dobët se asnjëherë më parë, diçka që nuk ka lidhje me Khloe: “Unë nuk do ta shtyja më shumë se një ditë me dietën e Kim”, – shkruan ajo. “Dieta e saj përfshin eliminim të sheqernave dhe karbohidrateve, por mundëson mishin dhe qumështin. Mua më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat dhe po ashtu nuk e ha mishin e kuq apo bulmetrat, kështu që kjo lloj diete do të ishte ferr për mua.”

Kourtney

Khloe konfirmoi atë që të gjithë fansat e Keeping Up With The Kardashians, tashmë e dinë: Kourtney mban një dietë të shëndetshme. “Ajo është vërtet e çmendur për dietën e saj! Unë gjithmonë ndihem sikur do t’i vë kyçin kuzhinës sa herë që ajo më pyet ç’ka brenda saj.” Khloe tha se motra e saj e madhe ha vetëm ushqime organike dhe gjithmonë e më shumë e ka bindur veten se është alergjike ndaj qumështit dhe glutenit.

Kendall

OK, kjo është e bezdisshme. Me sa duket, Kendall është në “dietën antimodele”. “Asaj i pëlqejnë burgers dhe picat dhe gjatë gjithë kohës ikën dhe vjen”,- shpjegon Khloe. “Kendall është vajza që mashtrohet nga dietat! Ufff, a mund të jetë pak më e bekuar kjo vajzë?”

Kylie

Më e vogla e Kardashian-Jenner “ha si një adoleshente tipike”, sipas Khloe. “Por ajo është mjaft e vetëdijshme për atë që fut në trupin e saj kur është fjala për ushqime organike dhe të freskëta. E gjithë kjo ka të bëjë me moderimin, ndoshta!”

Kështu, duke i përmbledhur, nëse doni të hani si Kardashian-Jenner, eliminoni sheqerin dhe karbohidratet, konsumoni më shumë ushqime organike dhe shpresoni të ketë një menu edhe për ju që jeni gjithmonë In-N-Out.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password