lefuture

Dëshiron të përgatitesh sa më mirë për festat? Ja këshillat për një dietë natyrale

1480327043ftohte-dimer

Ushqimet me indeks të ulët glicemie, lirojnë ngadalë sheqerin dhe rrisin ndjesinë e ngopjes. Falë përbërësve natyrale luftojnë urinë dhe lodhjen, duke përmirësuar edhe bukurinë e lëkurës. Ja si të jeni në formë për Krishtlindje.

Mëngjes hidratues
Fokusohuni tek çaji jeshil, dezintoksikues dhe që lufton plakjen falë antioksidantëve që ka. Ndryshe nga kapuçino i zakonshëm, reduktoni kaloritë dhe hidratoni organizmin, duke favorizuar pastrimin e trupit.

Pini!
Të pish shumë lëngje në orët e para të ditës dhe të reduktosh në mënyrë progresive gjatë ditës të ndihmon të luftosh fryrjen dhe të mbetesh i hidratuar. Nëse ke ftohtë fokusohuni tek çajrat, vendosini në një termus dhe merreni me vete.

Sallatat e ngrohta
Kur i ftohti rritet, rritet edhe uria. Fillojeni drekën me një sallatë të ngrohtë me bazë lakrën, lulelakrën dhe karrotën. Do ju reduktojë oreksin dhe do i japë organizmit një ndjesi ngrohtësie.

Dreka e shpejtë
Një racion drithërash integrale të kombinuara me perimet e stinës, e lehtë, e shpejtë dhe e ushqyeshme. Përgatisni grurë, oriz, hikër, dhe kjo është kuzhina natyrale.

Efekti detoksifikues
Barërat e hidhura, si çikorja apo rukola ndihmonë mëlçinë në punën e saj dhe favorizojnë pastrimin. Për të shmangur marrjen e shumë kalorive, dhe të forconi sistemin imunitar provoni tu shtoni hudhër dhe spec djegës, mjaft e shijshme.

Shijet ekzotike
Në treg mund të gjeni ananasin, një nga frutat më të dashura për fsetat. E pasur me vitaminë C, ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore, parandalon sëmundjet dhe përforcon kockat. Është perfekt për mëngjes ose pasdite.

Erëzat
Sekreti për të qëndruar në formë është… të gjesh erëzat e duhura. Hidhini në kosh të gjitha salsat që keni në frigorifer, dhe mësohuni me thjeshtësinë. Dy lugë vaj ulliri në ditë i bëjnë mirë dietës dhe shëndetit.

Pasditja
Pasditja ju ndihon të evitoni zbrazëtinë e stomakut në gjysmën e dytë të pasdites. Fokusohuni tek agrumet, apo një grusht me arra, mjaft të çmuara për shëndetin e zemrës. Kosi, bajamet e bananet, të ndihojnë të luftoni lodhjen dhe të fitoni energji.

Erërat e zemrës
Majdanozi, borziloku, rigoni i japi shije dhe kënaqësi pjatave tuaja. E mira është të përdoren të freskëta.

Çfarë urie!
Shpesh kthehemi në shtëpi të lodhur dhe të urritur, po përtojmë të gatuajmë. Përgatitini një ditë para: zjeni disa perime të stinës, grijini dhe vendosini në tasa. Mjafton të nesërmen ti ngrohni.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password