• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Dentistët tregojnë disa mënyra si të ndalojmë prishjen e dhëmbëve dhe duhet t’i provojmë menjëherë

Dhëmbët janë një pjesë shumë e rëndësishme e trupit tonë dhe sigurisht duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje. Dentistët kanë treguar disa mënyra se si t’i shpëtojmë ato nga nxirja apo prishja. Ja cilat janë disa mënyra efikase dhe të thjeshta.
1. Mos e teproni me sheqerin
Sheqeri i tepërt i prish dhëmbët. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sheqerin që gjendet tek ëmbëlsirat, por edhe atë që gjendet tek buka, frutat dhe patatet. Mundohuni të përdorni sa më pak ushqime që përmbajnë sheqer.
2. Lajini dhëmbët dy herë në ditë
Nëse i lani dhëmbët vetëm në mëngjes, kjo mund të mos mjaftojë. Duke i larë dhëmbët edhe në mbrëmje, ju largoni shtresat e krijuara gjatë ditës si dhe bakteret e ndryshme që gjenden aty.
3. Mos harroni të lani gjuhën
Gjuha mund të përmbajë shumë baktere, prandaj është e rëndësishme të lahet mirë dhe shpesh.
4. Kushtojini vëmendje detajeve
Kur vjen puna tek shëndeti duhet t’i kushtoni vëmendje edhe detajeve më të vogla. Nëse bajamet janë të skuqura, nëse keni dhimbje apo dhe mishëra të skuqur, telefononi dentistin tuaj.
5. Provoni të pini çaj jeshil ose të zi
Çaji jeshil dhe i zi e mbron gojën tuaj nga bakteret.
6. Hani ushqime që ndikojnë në shëndetin oral
Shumë ushqime ju ndihmojnë të mbani larg bakteret, si përshembull djathi apo molla. Edhe pse molla ka aciditet dhe sheqer, ul nivelin e baktereve.
7. Shkoni tek dentisti dy herë në vit
Dentistët janë profesionistë në kujdesin e dhëmbëve dhe sigurisht janë personat e duhur që mund t’ju këshillojnë. Ato mund t’ju tregojnë ku qëndron problemi përpara se të jetë vonë, prandaj duhet vizituar 2 herë në vit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE