Çaji që ju dobëson për vetëm 10 ditë, e keni në kuzhinë por e anashkaloni

image

Për shkak të vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe fibrave që përmban, fara e lirit është diçka që duhet të mbizotërojë në menynë tuaj. Kjo farë është e mrekullueshme për pastrimin e trupit nga toksinat dhe substancat e dëmshme, ul presionin e gjakut dhe zvogëlon oreksin. Fara e lirit është një produkt i shkëlqyer në qoftë se doni të arrini linja të përsosura, sepse ju ndihmon në shkrirjen e yndyrnave. Nëse doni të arrini peshën e dëshiruar, ja si të përgatisni çaj me fara liri!

Përbërësit e nevojshëm:

3 lugë fara liri
1 litër ujë të valë
Përgatitja:

Hidhni një litër ujë të valë mbi farat e lirit dhe lereni të qëndrojë gjatë natës. E pini në mëngjes, dhe do të përfitoni një lëng të trashë.

Pini 150 ml çaj, gjysmë ore para vakteve, 3 deri 4 herë në ditë. Pijeni atë 10 ditë me radhë dhe pastaj bëni një pauzë prej 10 ditësh.

Me konsumimin e rregullt të kësaj pije ju do të vini re ndryshime të rëndësishme në lëkurë, e cila do të jetë më e ndritur, më elastike si dhe më e fortë, shkruan ‘Shendeti’. Dhe çfarë është edhe më e rëndësishme, kjo nuk do të ndryshojë kur të humbni peshë.

Kujdes: Kjo pije nuk rekomandohet për njerëzit që kanë probleme të mëlçisë dhe gurë në veshka.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password