close
JetëKëshilla

Blogeret rrëfejnë: Truket e vërteta të paketimit të valixheve!

a7ba79965253221ecc19dd3f87c7f4c2

Të bësh gati valixhen për pushime duket se është një “punë” e sikletshme dhe e vështirë. E vështirë kur të duhet të llogarisësh veshjet në bazë të ditëve të qëndrimit, me lokacionin e kryesisht motin, dhe e fundit por jo nga rëndësia, kilet në valixhe! Sa shumë… Por fashionistet kanë gjithmonë nga një “marifet” përsa i përket udhëtimeve. Kush më mirë se influencueset e modës të cilat pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në aeroporte, mund të na jepnin idetë dhe sugjerimet më të vlefshme?

Rregulli numër një. Kurrë mos merr veshje të cilat nuk i ke veshur asnjëherë. Nëse nuk u binde përgjatë kësaj kohe për ta nxjerrë nga sirtari, do bindesh gjatë ditëve të qëndrimit në Paris?

Numri dy!
Një garderobë efiçente, ideale për pushime është ajo që nuk ka peshë në kile, por ajo që përmban “produkte” të konsumueshme më shumë se një herë. Zgjidhni të merrni vetëm një palë xhinse të cilat ju japin mundësinë të krijoni më shumë se një veshje.Se sa pulovra do të merrni kjo mbetet zgjedhja juaj por Class ju sugjeron një listë të detajuar, nga veshjet e deri tek aksesorët të cilat do ju nevojiten, me patjetër! Filloni mbani shënim për udhëtimin e rradhës.

Shalli! Edhe nëse destinacioni është një vend i ngrohtë, në avion gjithmonë do t’ju duhet dicka për t’u mbështjellë. Një version prej pelushi të butë, i cili shërben edhe si aksesor do të ishte një zgjedhje e zgjuar.

Rroba banjot! Sigurisht. Pse jo mos të shfrytëzoni ambientin e saunas në katin e parë të hotelit?  P.S: Për në mbërmje, kombinojini me xhinset që kishit marrë me vete dhe jeni gati për një shëtitje.

Vathët. Aksesorët nuk janë dhe aq të preferuar nëpër udhëtimet e gjata. Një palë vëthë kanë fuqinë ti japin elegancën dhe shkëlqimin e duhur çdo look-u.

Fund. Kombinojeni me atlete dhe një t-shirt të bardhë. Kaq e thjeshtë.

Atletet. Nëse keni shumë vende për të vizituar, sandalet apo çizmet duket se nuk janë të duhurat. Dhe nëse fashionistet e thonë këtë, besojini! Converse apo NikeAirMax, kjo mbetet në dorën tuaj.

Bluza (mbrëmjesh) Këtu mund të shpalosni kreativitetin. Ruajini për momentet kur doni të lini përshtypjet më të mira. Ja dy sugjerime të vlefshme!

T-shirt Për arsye të ditura, patjetër që do t’ju duhen më shumë se një bluzë. Zgjidhni 2, mundësisht në ngjyrat e tokës. Bloggeret sugjerojnë të zezë, të bardhë, gri ose me vija. Pyesni veten, kur ka qënë e tepërt një bluzë me vija?

Fustan me rripa. Kur përmendëm efiçencën, për këtë e kishim fjalën. Të duhet një fustan për një mbrëmje romantike? Vish fustanin me rripa. Dëshiron të dalësh për një shëtitje anës detit? Vish fustanin me rripa. Do të dalësh në qytet? Një t-shirt i bardhë poshtë fustanit me rripa dhe jeni gati për një ditë tjetër. Nuk ka gjë që një fustan me rripa nuk bën!

Jumpsuit (Kominoshet) Duket se jeta nuk ka kuptim pa një palë kominoshe. Një jumpsuit mund të vishet nga mëngjesi në mbrëmje, me atlete apo sandale, sipas dëshirës dhe komoditetit./revistaclass

 

Tags : blogerjatrukeudhetimevalixhe
loading...