Studimi më i fundit zbulon se të kesh bimë brenda në shtëpi të bën më të shëndetshëm. Siç edhe dihet, procesi i pastrimit të ajrit që bëjnë bimët ndihmon në pasurimin e ambientit me oksigjen dhe ndihmon në të jetuarin më mirë. Ka edhe disa bimë që lëshojnë ujë në ajrin rreth tyre duke bërë të mundur që lagështira në ajër të jetë më e madhe. Gjithashtu bimët ndihmojnë në evitimin e lëkurës së thatë dhe shmangin problemet me virozat apo sëmundjet. Mjafton të vini një lule në dritare ose në dhomë për të krijuar një ambient më të shëndetshëm dhe më të bukur për syrin./revistawho.com