close
JetëLajme

Bëni gati dëshirat dhe prisni shiun e yjeve në mbrëmjen e 12 gushtit

IMG_8450

Në natën e 12 gushtit do të ndodhë shiu më i madh i meteorëve. Sipas autronatëve të NASA-S, meteorët do të ndriçojnë qiellin e natës dhe disa madje mund të duken edhe ditën. Shiu i Perseideve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Sëift-Tuttle, ndodh çdo vit në periudhën midis 17 korrikut e 24 gushtit, me kulmin midis 9 e 13 gushtit. Por intensiteti i shiut të sivjetëm, me 150-200 meteorë në orë (normalja është 80) është një rast i rrallë që nuk duhet humbur, pasi për të parë tjetrin do t’ju duhet të prisni vitin…2126! Perseidet mund të shihen në hemisferën veriore, në pjesën veri-lindore të qiellit dhe në zenit (pika në qiell direkt sipër jush).
Sipas Bill Cooke, eksperti i meteorëve në NASA, për të shijuar spektaklin duhet të shkoni në një zonë të errët, në periferi apo fshat dhe përgatituni të qëndroni jashtë për disa orë. Syve iu duhen 30 minuta të përshtaten me errësirën dhe sa më shumë të qëndroni, aq më tepër do të shihni. 150 meteorë në orë do të thotë 2-3 për minutë, përfshirë edhe shigjetat e zbehta përkrah topave të shndritshëm./dritare

loading...