Në mbarë botën duket se po rritet me shpejtësi numri i të prekurve nga astma. Ka shumë faktorë që si shmangia e jetës sedentare dhe ushtrimi i rregullt që u ndihmojnë të mos prekeni nga kjo sëmundje. Por ka dhe 5 ushqime që do t’u ndihmojnë t’i qëndroni larg kësaj sëmundje.
- Qumështi
Qumështi është shumë i pasur në kalcium dhe magnez. Gjithashtu është shumë i pasur në Vitaminë D që është shumë e njohur për parandalimin e astmës.
- Qepa dhe hudhra
Nëse jeni të rrezikuar të prekeni nga astma apo jeni astmatik duhet të shtoni patjetër këto dy produkte në dietën tuaj, sepse janë anti-inflamator.
- Karrotat
Karrota është e pasur në beta-karroten që konvertohet në Vitaminë A, e cila ndikon në imunizimin e trupit kundër sulmeve të astmës.
- Shafrani i Indisë
Shafrani u ndihmon të luftoni astmën bronkiale.
- Ushqime të pasura në Vitaminë C
Ushqimet si spinaqi, manaferrat, perimet me gjethe jeshile përmbajnë shumë Vitaminë C. Rrisin imunitetin dhe parandalojnë astmën. /revistawho.com