• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Arsyet përse duhet të hiqni dorë menjëherë nga ushqimi i shpejtë

Ushqimi i shpejtë shihet shpesh si një mënyrë e mirë për të kaluar një vakt. Me përbërësit e tij ju krijoni ndjesinë e ngopjes dhe nga shija e mirë harroni të mendoni se sa i dëmshëm është ky ushqim. Madje në shumë raste krijojmë edhe varësi nga ai. Ne po ju rendisim disa arsye përse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i tij dhe do të habiteni nga të këqijat që ju shkakton.

Ushqimi i shpejtë ju shëndosh

Këtë gjë e dinë të gjithë pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Përbërësit e këtyre lloje ushqimesh janë të dëmshëm dhe përmbajnë shumë kalori, prandaj shëndeti vjen nga kequshqyerja, jo se ushqimi është i shëndetshëm.

‘Fast food-i’ të krijon varësi

Besojeni ose jo këto ushqime ju krijojnë varësi. Nëse i konsumoni dy ditë rresht do e keni të vështirë të hiqni dorë më pas, pasi këto janë ushqime të shijshme dhe ju marrin pak kohë për t’u bërë.

Nuk merrni asnjë vlerë ushqyese

Pavarësisht se ju krijon ndjesinë e ngopjes këto ushqime për vitamina dhe proteina janë të barazuara me zero. E vetmja gjë që fitoni është yndyra.

Konsumimi i tyre krijon ankthin dhe stresin

Nëse ju konsumoni shpesh patate të skuqura me salca ato ju bëjnë të nxitoni dhe ti mbaroni shumë shpejt. Këto ushqime përpos shëndetit fizik dëmtojnë edhe shëndetin mendor. Në një moment kur nuk do gjeni një vend për ti ngrënë menjëherë do të stresoheni dhe të krijoni gjendje ankthi.

Krijon probleme me tretjen

Për shkak se janë ushqime të thata ato ju krijojnë probleme me zorrën e trashë dhe tretjen e ushqimit në stomak./revistawho.com

CLOSE
CLOSE