lefuture

Android apo iPhone? Zgjedhja tregon shumë për personalitetin tuaj

z_1479819437-8864833

Mesa duket, edhe zgjedhja e telefonit tregon për personalitetin tuaj. Një studim i ri tregon se njerëzit që zgjedhin telefonat “Android” janë më të ndershëm dhe të përulur se ata që zgjedhin iPhone. Nga ana tjetër, fansat e Apple janë më socialë, dhe telefonin e shohin si një tregues të statusit shoqëror. Studimi u krye nga Universiteti i Lincoln-it në bashkëpunim me Universitetin e Lancaster-it. Ata vunë re se përdoruesit e Android-it janë më të mëdhenj në moshë, meshkuj, më të sinqertë dhe më pak të interesuar për pasurinë dhe statusin shoqëror. Në kontrast me ta, përdoruesit e iPhone-it janë më të rinj, zakonisht femra, dhe më të prirur të zgjedhin një telefon që nuk mund ta ketë çdokujt. “Edhe pse kanë mënyrë shumë të ngjashme të funksionuari”, shkruhet në studim, “fushatat e marketingut dhe imazhi që kanë këto dy lloje telefonash i kategorizojnë në dy kampe përdoruesit e tyre”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password