lefuture

8 përdorime të vazelinës në makijazhin tuaj

fc54128553bd995d55732fd029cc538f

Vazelina është një produkt që e njihni të gjitha. Sigurisht që kanë qenë të shumta herët që keni parë mamin tuaj duke e përdorur, kur keni qenë të vogla. Për duart, për këmbët, por edhe për buzët si lip balm gjatë dimrit. Por tani mund ta bëni pjesë të pandashme të kuletës së makijazhit. Më poshtë do të gjeni 8 mënyra për ta përdorur gjatë tij. Me siguri që këto përdorime të saj nuk i keni ditur më parë.

Si highlighter

Sigurisht që produktet e posaçme të highlighter-it janë ato që japin shkëlqimin e duhur në fytyrë, por edhe një sasi e vogël vazeline ka të njëjtin rezultat.

Si lip balm

Dimër…një fjalë dhe shumë “problem”. Një nga to, buzët e plasaritura. Zgjidhja ideale është vazelina.

Si remover

Në rastet kur nuk keni me se të hiqni makijazhin, vazelina sërish ju vjen në ndihmë. Aplikoni pak në fytyrën tuaj dhe me një pambuk pastroni lehtësisht lëkurën.

Si xhel për vetullat

Nëse vetullat nuk qëndrojnë ashtu siç dëshironi, atëherë me pak vazelinë mund t’i rregulloni.

Si përforëcues për qerpikët

Nëse dëshironi që qerpikët tuaj të duken të dendur dhe të gjatë, pa rimel, me një furçë të pastër rimeli bëjini me vazelinë.

Si krem hidratues

Ja edhe një tjetër përdorim i saj. Nëse ju ka mbaruar kremi hidratues, mos kini merak sepse vazelina bën të njëjtën punë.

Në vend të rimelit

Edhe pse duket e pabesueshme, vazelina ka efekt shumë të mirë kur aplikohet në qerpikë. Është sikur të keni vënë rimel të tejdukshëm.

Bëjeni tonin e syve të shkëlqejë

Përzieni tonin tuaj të preferuar me pak vazelinë dhe rezultati do të jetë vërtet rrezëllitës./revistaclass

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password