close
JetëKëshilla

7 përdorime të jashtëzakonshme të limonit, ja problemet shëndetësore që trajton ky frut

C2E32F80-BFC0-4078-90C9-FA5950DCC9FE

1. Tretja: Shtoni disa feta limoni në një kanë ujë dhe pijeni çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon funksionet e mëlçisë dhe kjo ndihmon tretjen.
2. Gjakderdhje e hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që kullon gjak ndihmon në parandalimin e gjakderdhjes.
3. Diuretike: nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të largosh lëngjet e tepërta nga trupi juaj, limoni është diuretik natyral dhe ndihmon në shkarkimin e ujit. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet!

4. Antiseptik: lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione te tjera. Mos përdorni limonin për infeksionet apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm, por sepse keni nevoje për trajtim mjekësor.
5. Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një got të vogël me ujë, e me këtë masë lyeni fytyrën. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon ndyren e tepert dhe grimin.
6. Ul temperaturën: Ky eshte një trajtim popullor e besohet se kompresat me limon ndihmojnë në uljen e temperatures. Këto të fundit vendosen në ball dhe tek këmbët.
7. Antioksidant: Vitamina C e gjendur tek limon bën të mundur pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në trajtimin e shume sëmundjeve./Living

loading...