• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

7 këshilla si të kujdeseni për flokët në këtë periudhë me shi

Sezoni i dimrit është disi i vështirë për mirëmbajtjen e flokëve. Koha e lagësht bën që forma e tyre të ndryshojë dhe papastërtitë qarkullojnë më shumë se kurrë. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju ndihmojnë të keni flokë të shndritshëm edhe në këto ditë me shi.
1-Mbani flokët e thatë

Edhe nëse ju tundon ideja që të dilni jashtë në shi mos e bëni. Shiu përmban lëndë të dëmshme që nuk janë të mira për flokët tuaj.

2-Ndiqni rutinën e duhur të larjes së flokëve

Sigurohuni që të lani flokët dy-tre herë në javë. Gjatë ditëve me shi flokët janë më të yndyrshëm, por kjo i bën më të ushqyeshëm.

3-Përdorni krëhërin e duhur

Në ditët me shi krëhëri i duhur është ai me dhëmbë të gjerë.

4-Mos harroni të përdorni vaj për flokët

Një masazh i mirë i vajit të flokëve do të bëjë mrekulli për flokët tuaj gjatë këtij sezoni. Aplikoni vaj në flokët tuaj një ose dy herë në javë për të hidratuar dhe rigjallëruar flokët e thatë.

5-Ushqehuni shëndetshëm

Dieta juaj luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e flokëve. Dieta korrekte mund të forcojë rrënjën dhe të nxisë rritjen e flokëve të shëndetshme. Hani ushqim që është i pasur me proteina, hekur dhe acide yndyrore .

6-Priji shkurt

Një prerje flokësh është një mënyrë e lehtë për të zvogëluar stresin e mirëmbajtjes së flokëve. Nëse keni dashur ndonjëherë të shkurtoni flokët tuaj por nuk jeni të sigurt për këtë, kjo është koha më e mirë.

7-Mbani me vete gjithmonë çadrën

Gjatë kësaj kohe çadra duhet të jetë miku më i mirë i flokëve tuaj.