• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

7 këshilla se çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni për një kohë të gjatë

Udhëtimet e gjata ndonjëherë mund të jenë shumë të lodhshme, sidomos kur ju duhet të rrini ulur në të njëjtin vend për shumë orë rresht.

Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund të qëndroni rehat gjatë një udhëtimi që zgjat disa orë:

  • Top tenisi

Merrni një top tenisi dhe vendoseni në mesin e kurrizit ndërkohë që jeni të ulur. Kjo do të parandalojë dhimbjet e mesit dhe do të lirojë mesin tuaj.

  • Planifikoni orarin e përdorimit të tualetit

Koha ideale për të përdorur tualetin është pasi stjuardesët të kenë shërbyer ushqimin. Ndërkohë që pasagjerët janë të zënë duke u ushqyer, ju mund të përdorni tualetin pa pasur radhë.

  • Krijoni hapësirë në këmbët tuaja

Është e nevojshme që valixhet tuaja t’i mbani në pjesën e sipërme, aty ku ato vendosen dhe jo tek këmbët tuaja pasi kjo do të shkaktonte mpiksje të gjakut tek venat.

  • Paketoni me vete ushqime të shpejta

Ushqimi i shërbyer në avion është i pasur me shumë karbohidrate, por shumë pak proteina. Ju mund të merrni një pako me bajame, kikirika ose mollë me vete.

  • Përgatituni për veshjen

Ndonjëherë në avion nuk përshtateni dot me temperaturën dhe mund të keni shumë ftohtë, prandaj vishuni më trashë dhe mbani këmbët ngrohtë.

 

  • Gjumi

Në udhëtime të gjata ne kemi nevojë për pak gjumë. Për ta bërë atë më të rehatshëm mos harroni të merrni me vete maskat e syve, kufjet ose një jastëk të vogël.

  • Merrni me vete një shishe ujë

Për të parandaluar dhimbjet e kokës dhe lodhjen e shkaktuar nga dehidratimi, duhet të pini ujë çdo orë gjatë kohës që ju jeni në ajër./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE