7 gjërat që bëjnë djemtë, kur i japin fund një historie dashurie… Kujdes vajza!


Gjithmonë kemi pyetur veten se çfarë është duke bërë ish-i dashuri pas ndarjes?! Kemi dëgjuar e lexuar pa fund se si reagojnë femrat, por sot do të mësojnë si si sillen meshkujt në një situatë të tillë.

PËRQËNDROHEN TEK VETJA E TYRE

Pasi i kanë dhënë fund një lidhjeje dashurore djemtë i rikthehen gjithçkaje të braktisur: miqve të fëmijërisë, shoqërisë së pijeve, futbollit, çdo lloj hobi, me një fjalë rikthehen tek vetja e tyre. Nuk ka mënyrë më të mirë se marrja në dorë e gjithçkaje të ndaluar më parë.

PALESTRA

Nëse femrat ndarja nga i dashuri mund t’i çojë tek psikologu, për meshkujt është krejt e kundërta. Djemtë preferojnë të mos ndajnë gjërat personale me askënd. Ata zgjedhin të shkarkojnë energjinë negative me sport. Mjafton një vrap mëngjesi, ushtrim në palestër dhe çdo gjë shkon vaj.

BËHEN MENAXHERË TË RRJETEVE SOCIALE

Shumë djem harrojnë që disponojnë një llogari në rrjetet sociale kur janë të lidhur. Por menjëherë pas ndarjes, ata bëhen aktivë me shpresën për të komunikuar me ishin e tyre. Hipotezë e paverifikueshme, kur gjithçka mund të injorohet me një të klikuar.

TELEFONOJNË MIQTË

Pas përfundimit të një historie dashurie të gjatë, disa meshkujt si për magji rigjejnë në telefonat e tyre, numra që mendonin se nuk i kishin. Pak nga pak gjejnë edhe kurajon t’i telefonojnë dhe quajnë miq.

TË RIBËJNË PËR VETE ISH-IN

I keni parasysh meshkujt që nuk heqin kurrë dorë? Ekzistojnë edhe në dashuri. Por këtu duhet të veçojmë ata që dallojnë arsyet e ndarjes dhe kërkojnë të ribëjnë për vete ish të dashurën dhe ata që thjesht nuk gjejnë paqe dhe insistojnë me dhurata të shtrenjta dhe letra dashurie boshe. 

BËJNË NJË PREMTIM

Jo Zotit, as ish të dashurës, por vetes së tyre që nuk do të bien më kurrë në dashuri. Betohen që, që prej asaj dite do të kenë vetëm histori flirtesh. Pastaj kuptojnë që nuk është aq e lehtë të bëhesh tërheqës dhe mund të bësh për vetë dikë vetëm me një shikim.

BËJNË GJËRA PËR TË CILAT PENDOHEN MË PAS

Seks të rastësishëm, tatuazhe ekstreme, braktisin punën për ndryshuar tërësisht jetën.

Ja disa goditje që mund t’i evitoni pas një ndarjeje. Është e vërtetë të dhemb, por në fund të fundit, oqeani është plot me peshq dhe vende të paeksploruara për t’i zbuluar. Kini durim e ruani qetësinë.

 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password