lefuture

6 qetësues natyralë për dhembjet dhe gjithë shqetësimet e barkut

20150925164854526

Mollët

Nëse vuan nga konstipacioni, “një mollë në ditë do të ndihmojë të dalësh jashtë më lehtë, për shkak të ujit dhe fibrave që përmban” , thotë Chris Kilham, themelues i Medicine Hunter, Inc. dhe autor i “Tales From the Medicine Trail: Tracking Down the Health Secrets of Shamans, Herbalists, Mystics, Yogis and Other Healers”. Pjeshkët, dardhët, fiqtë e thatë dhe kumbulluat funksionojnë gjithashtu si laksativë.

Xhinxheri

Studime të shumta tregojnë që xhinxheri heq ndjesinë e përzierjes dhe përzieriet e mëngjesit. Rrënjët pikante kanë një efekt antispazmatik dhe gjithashtu lehtësojnë stomakun e prishur.

Doza: Merr një kapsulë 500-miligramë dy ose tri herë në ditë, si ta ndjesh të nevojshme. Ose provo të përtypësh karamele të kristalizuara xhinxheri po të gjesh në treg, ose thjesht përgatit pak çaj xhinxheri për të pirë disa gllënjka. Gjithsesi, xhinxheri i tharë, funksionon më mirë për të përzierat dhe të vjellat.

Lexo etiketat: Nëse je shtatzënë, mos përdor asnjë produkt që përmban “ekstrakt xhinxheri”, një formë e përqendruar xhinxheri që mund të jetë e pasigurt gjatë shtatzënisë.

Mentja

Nëse vuani nga sindroma e zorrës së irrituar ose dhembjet kronike të stomakut, pak vaj menteje para vakteve mund të qetësonte therrjet e zorrëve dhe fryrjen e barkut më mirë sesa një Placebo, sipas një studimi të British Medical Journal.

Doza: Merr një kapsulë që përmban 0.2 mililitër vaj menteje rreth 30 minuta para çdo vakti. Veshja lejon vajin të arrijë në aparatin tretës më shpejt. Çaji i mentes mund të ndihmojë për gjendjen e përgjithshme të stomakut, por nëse vuan nga djegiet e stomakut, ki kujdes: mentja mund të shkaktojë një prodhim të shtuar të lëngjeve të stomakut.

Acid borik

I nxjerrë nga një mineral vullkanik, sasoliti, ky agjent natyral antibakterial është zbuluar që është aq efektiv sa supostët standardë në trajtimin e infeksioneve mykotikë, por me më pak efekte anësore, sipas një përmbledhjeje të 14 studimeve të Journal of Women’s Health.

Doza: “Mbush çdo kapsul me 500 deri në 600 miligramë dhe vendose në vaginë pesë deri në shtatë ditë”, thotë Tieraona Low Dog, Mjeke, kryetare e Komitetit U.S. Pharmacopeial Convention Dietary Supplements Admissions, autore e “Healthy at Home: Get Well and Stay Well Without Prescriptions” dhe ish-anëtare e White House Commission on Complementary & Alternative Medicine Policy. Ti mund ta blesh acidin boric dhe kapsulat xhelatinoze bosh, në shumicën e farmacive. Mos e pi kurrë nga goja dhe mos e përdor nëse je shtatzënë.

Esktrakt boronicash të kuqe

Ky frut pylli përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë të shërhohesh nga infeksionet e rrugëve të urinimit më shpejt. Megjithëse antioksidantët nuk i shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë infeksionet e rrugëve të urinimit, ata ua vështirësojnë atyre ngjitjen në muret e brendshme të këtyre rrugëve, kështu që ato mund të dalin kur urinon.

Doza: Merr një kapsulë boronice 800 deri 1,000 miligramë ditë për ditë, ose pi një gotë me lëng boronice të kuqe të papërzier dhe pa sheqer, çdo ditë.

Acidet yndyrore Omega-3

Yndyrat që lehtësojnë inflamacionin mund të ulin në mënyrë të ndjeshme dhembjet menstruale për vetëm tre muaj, thotë Low Dog.

Doza: Një suplement 1 deri 2 gramë çdo ditë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password