Pantallonat elastike tashmë përdoren prej disa vitesh dhe janë bërë të pazëvendësueshme. Megjithatë ka disa femra të cilat shpesh herë gabojnë kur vjen puna për t’i kombinuar në mënyrën e duhur streçet e lëkurës. Mëposhtë keni disa mënyra sesi mund t’i kombinoni ato, shkuan top channel.
1. Një nga kombinimet mund të jetë një bluzë e gjerë “oversize” dhe një palë taka me maje, në këtë rast mund të shkosh në zyre dhe në një bar, pa frikën e kodit të veshjes në takime të papritura.
2. Kombinoji streçet e tua me një këmishë të thjeshtë dhe një palë këpucë për një pamje shumë të përshtatshme për në zyrë. Një xhaketë e gjatë ose një pallto do t’i shtonte larmi veshjes dhe do ta zgjaste figurën tënde.
3. Bluzët e gjera dhe xhaketat e buta krijojnë një kontrast fantastik me pantallonat e lëkurës. Ngjyra rozë, gri dhe neutralet mund të kombinohen shumë mirë me ngjyra më të thella siç është edhe kafja. Mund të shtoni edhe ndonjë aksesorë print për t’u dukur më ekstavagante.
4. Një “t-shirt” i thjeshtë me një palë atlete dhe një xhaketë sportive do të krijoni një “look” alternativ tejet interesant.
5. Një tjetër kombinim është të kombinoni streçet tuaja të lëkurës me një bluzë e cila duhet të jetë pak më e gjatë seç duhet. Në këtë rast nuk do ta keni problem ekspozimin e tepërt të formave duke qenë se bluzja supozohet të ketë mbuluar vithet tuaja.
6. Një prej tendencave të sezonit janë pantallonat e lëkurës në ngjyrë të kuqe ose bordo të cilat mund t’i vishni ato me një këmishë të bardhë ose t’i kombinoni me një bluzë të zezë dhe një xhaketë lëkurë të zezë për sipër. Ky është një variant akoma më i guximshëm për femrat e kolme pasi ngjyra e kuqe do të vë në dukje asetet tuaja.