lefuture

5 ushqimet që mbrojnë zemrën

ushqime_zemer

Sëmundjet e zemrës vrasin më shumë se 325000 meshkuj në vit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më shumë meshkuj vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa nga të gjitha llojet e kancerit së bashku, prandaj ato janë vrasësit nr. 1 të meshkujve. Për fat të mirë ju mund ta ulni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe mund ta nisni që nga ndjekja e një diete të shëndetshme për zemrën. Këto janë 5 ushqimet më të mira që mbrojnë zemrën.

Boronicat

Inflamacioni tek muret e arterieve mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër, thotë kardiologu Adam Skolnick. Për të shmangur një gjë të tillë, duhet të konsumoni të paktën një kupë me boronica në ditë. Boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë inflamacionin. Nëse nuk mund të gjeni boronica të freskëta, mund të përdorni edhe të thata ose të ngrira. I konsumoni së bashku me kosin ose drithërat e mëngjesit.

Frutat e thata

Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të gjitha të mira për zemrën. Njerëzit që hanë një grusht fruta të thata 5 ose më shumë herë në javë janë 29% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës se ata që e shmangin konsumimin e frutave të thata. Frutat e thata përmbajnë yndyra të shëndetshme për zemrën, proteina dhe fibra.

Peshku i yndyrshëm

Salmoni, sardenja, peshku tuna të gjithë janë të pasur me acide yndyrore omega 3, që përmirësojnë kapacitetin kardiak gjatë stërvitjes. Dy herë në javë hani një racion me peshk të yndyrshëm. Për drekë, zëvendësojeni sallatën me pulë me salmon ose peshk tuna të konservuar.

Bishtajoret

Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat shpërbëjnë acidet në bile të formuara nga kolesteroli dhe i nxjerrin ato jashtë trupit. Merrni rreth 5­10 gramë fibra çdo ditë: një kupë me bishtajore siguron 2­6 gramë.

Panxhari

Panxhari është i pasur me nitrate, që trupi i konverton në okside nitrike, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke mundësuar kalimin e lëndëve ushqyese dhe gjakut të pasur me oksigjen në organizëm. Kjo do të thotë se sa më i mirë të jetë qarkullimi i gjakut, aq më i rregullt është tensioni. Prandaj ai konsiderohet si kura bio për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password