Jo të gjitha ushqimet që konsumojnë janë aleate të shëndetit tonë.
Disa prej tyre mund të na shijojnë, por ajo që nuk dimë është se sa dëm i shkaktojnë organizmit. Këto ushqime prishin ekuilibrat e hormoneve dhe dëmtojnë lëkurën në nivel qelizor. Puçrat hormonale të dala në pjesën e nofullës janë si pasojë e çrregullimeve të sistemit endokrin, çrregullime të cilat shkaktohen nga regjimi i pakontrolluar ushqimor. Puçrat hormonale nuk janë të lehta për t’u trajtuar dhe kërkojnë kohë. Në mënyrë që të përshpejtoni procesin e shërimit eleminoni nga regjimi juaj produktet ushqimore. Qumështi dhe nënproduktet e tij
Si një agjent inflamator qumështi dhe nënproduktet e tij mund të shkaktojnë sindromin “gut” i cili lidhet me hormonet sintetike. Diçka për të cilën nuk keni nevojë në jetën tuaj.
Soja
Nëse ju jeni të ndjeshme ndaj çrregullimeve edhe më të vogla hormonale qëndroni larg sojës, pasi phytoestrogens e sojes do të ndikojë në daljen e puçrave në fytyrën tuaj.
Gluten
Nuk është nevoja për ndonjë shpjegim të veçantë për glutenin. Ai nxit procesin e inflamamimit të zorrëve.
Kikirikët
Jeni apo nuk jeni alergjikë ndaj kikirikëve, këto të fundit mund të shkakojnë puçra, acarime dhe akne tek lëkura e femrës.
Vajrat vegjetal
Vajrat popullore të gatimit përmbajnë më shumë Omega 6 se Omega 3. Omega-6 është armiku juaj më i madh dhe nxit daljen e puçrave.