close
JetëKëshilla

5 shenjat e hershme që paralajmërojnë autizmin dhe prindërit nuk duhet të injorojnë

5D09FBA2-3482-4AB6-9440-14431BF66706

Rreth 1 në 68 fëmijë ka një çrregullim të spektrit të autizmit, dhe djemtë janë 4.5 herë më të rrezikuar. Si çdo problem shëndetësor, autizmi shfaq shenja të hershme paralajmëruese dhe kapja e tyre në kokë është shumë e rëndësishme . Living do të rendisë më poshtë 7 shenjat më të dukshme të autizmit ndaj të cilave prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.
1. Nuk ndërvepron
Fëmijët me autizëm e kanë më të vështirë për të ndërvepruar me njerëzit që i rrethojnë. Nëse vërehet se fëmija juaj nuk po i përgjigjet kontaktit sy më sy apo nuk ndjek njerëzit e tjerë kur i flasin, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, fëmijët me autizëm kanë “një tendencë për të parë dhe për të dëgjuar njerëzit e tjerë më rrallë.”
2. Nuk e kthen kokën kur e thërrasin në emër
Bebet fillojnë të kuptojnë se cili është emri tyre shumë herët e në momentin kur dikush i thërret ata reagojnë. Nëse fëmija juaj nuk i përgjigjet emrit deri në moshën një vjeç, mund të jetë një shenjë e autizmit.
3. Nuk shfaqin interes për gjërat që kanë përreth
Foshnjat në përgjithësi kanë një natyrë kureshtare e duan të prekin e të kapin çdo gjë rreth tyre. Mungesa e interaktivitetit apo reagimeve me botën e jashtme nuk është karakteristike për fëmijët ndaj duhet të kuptoni nëse kjo është e përkohshme apo një gjendje konstante.
4. Fitojnë aftësinë e belbëzimit (shprehjes) shumë vonë
Fëmijët imitojnë tingujt që dëgjojnë dhe belbëzojnë, por fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit shpesh kanë aftësi të vonuara të të folurit. Burimi:David Woolfe
5. Nuk imitojnë
Fëmijët shpesh imitojnë prindërit e tyre, por një foshnjë autistike mund të tregojë më pak interes në imitimin e të rriturve. Një foshnjë me autizëm nuk mund të buzëqeshë ose të ktheje një përshëndetje me gjuhën e trupit.

loading...