• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Seks

5 gabimet dhe pasiguritë e përditshme që po dëmtojnë jetën tuaj seksuale

Gabimi 1: Ju mungon iniciativa

Shpeshherë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vetë iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.

Gabimi 2: Ju shqetëson pamja juaj fizike

Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.

Gabimi 3: Mendoni se seksi për partnerin është me i rëndësishëm se vetë marrëdhënia

Nëse jeni në një marrëdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlerëson marrëdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.

Gabimi 4: Mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks

Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë seksi.

Gabimi 5: Nuk flisni me partnerin për seksin

Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja./Living

CLOSE
CLOSE