close
JetëKëshilla

4 këshilla për të dalluar mallin e vërtetë cilësor nga veshjet skarco

liv

‘’Më mirë të paguash pak më shumë dhe të blesh diçka cilësore, se sa të paguash më pak dhe të marrëdh gjëra shkel e shko’’. Kjo është një ndër ato shprehje që i themi shpeshherë vetes sa herë që dalim për të bërë pazare dhe e gjejmë veten me një sërë qesesh rrugës për shtëpi. Por sa të sigurtë jeni që keni bërë zgjedhjen e duhur dhe që veshja e sapoblerë është vërtetë cilësore? Këtë ua zbulon Living me 4 truket e mëposhtme.
1.Mënyra më e mirë për të kontrolluar që bluza e pambukut që keni blerë është cilësore, është të shtrëngoni/shtrydhni një cep të saj për 2-3 minuta. Nëse më pas copa e veshjes suaj duket si një letër e zhubravitur, atëherë nuk keni të bëni me pambuk cilësor, por me një përzierje të tij dhe ndonjë agjenti kimik.
2.Mos blini kurrë veshje me zinxhirë të hapur: Me siguri ju ka ndodhur të keni probleme me zinxhirin e pantallonave të sapoblera i cili ngec vazhdimisht në ndonjë dhëmbëz apo që nuk mbyllet kurrë në fund. Arsyeja është shumë e thjeshtë: në përgjithësi veshjet e markave të lira qëndrojnë të hapur dhe janë plastikë.
3.Një tjetër truk që duhet të provoni për të dalluar nëse veshja juaj është cilësore ose jo, është tërheqja e mëngës. Materialet e pambukut, kashmirit e të mëndafshit janë që s’janë të papërziera me mbetje plastike nuk shformohen, por kthehen sërish në gjendjen fillestare.
4.Një tjetër detaji që duhet t’i kushtoni rëndësi janë edhe kopsat dhe qepja rreth tyre. Markat, qofshin industriale apo artizanale, i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe zgjedhin qepje të forta e kopsa të plota./living.al

Tags : mall origjinalmall skarco
loading...