lefuture

10 yjet që vërtetuan se “papërsosmëria” mund të kthehet në motiv për të shkëlqyer në jetë…

fotorcreated

Është për të ardhur keq kur mendon se shumë prej nesh janë mësuar të fajësojnë “dikë” për dështimet e tyre në jetë, në vend që të ecin përpara, pa marrë parasysh se me çfarë përballen. Por e vërteta është se ka njerëz që nuk janë të përsosur fizikisht, por që kanë arritur arritur plot suksese në jetë dhe i kanë provuar botës se “papërsosmëria fizike” nuk është një arsye për të hequr dorë nga ajo që ti do. Si më poshtë do t’ju prezantojmë me disa personazhe që vërtetojnë çka thamë më sipër.

7597410-u2bbkcmakn8-1478072179-650-2a34ba6e3e-1479138287

Winnie Harlow

Që nga fëmijëria e saj, Winnie ka vuajtur nga “vitiligo”, një çrregullim i pigmentit lëkurës. Edhe pse përgjatë fëmijërisë e më tej ajo është paragjykuar nga ky çrregullim, ajo nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrrat e saj. Sot ajo është një nga modelet më të famshme në botë, ndërkohë që në konferencën e fundit të TED ajo foli për vitiligo-n duke e cilësuar atë një gjendje të lëkurës dhe jo një mallkim që mund t’i prishë jetën.

7597160-9775415-en_00933280_0198-650-1464360713-1478074801-650-5a7962720b-1479138287

Stephen Hawking

Kur Hawking ishte vetëm 21 vjeç, mjekët e diagnostikuan atë me paralizë dhe i dhanë shpresë vetëm dy vite e gjysmë jetë. Stephen ato kohë student në Universitetin Oxford jo vetëm i vazhdoi studimet, por sot ai është një nga fizikantët shkencorë më të njohur të kohës sonë. Në vitin 1985 ai humbi edhe aftësitë për të folur, por as kjo nuk u bë pengesë për të…

7597460-6708680705_8acc02ec10_b-1478076513-650-3e16614849-1479138287

Peter Dinklage

Ylli i “Game of Thrones”, “Chronicles of Narnia” dhe “X-Men” është duke na vërtetuar se të qenit karizmatik dhe i talentuar janë shumë të rëndësishme në jetë. Aktori Peter Dinklage lindi me një sëmundje të trashëguar të quajtur – achondroplasia – rezultatet e të cilit janë nanizmi.

7597510-5zpcv2tm2ey-1478075483-650-620b25e1c8-1479138287

Viktoria Modesta

Modelja Viktoria Modesta kaloi një fëmijëri të vështirë prej problemit me këmbën e saj, të cilën mjekët u detyruan ta prisnin deri në gju. Më vonë ajo e zëvendësoi atë me një gjymtyrë të teknologjisë së lartë artificiale. Modelja e ka kthyer këtë aftësi të kufizuar në një avantazh krijues. Ajo është shumë aktive në botën e modelingut dhe shpesh, pozon për revistat më të famshme duke thyer tabutë e konceptin për bukurinë.

7597260-ar-al308_creed_p_20151111103214-1478080622-650-f1c7a1008f-1479138287

Sylvester Stallone

Që në lindje nervat e fytyrës së aktorit Sylvester Stallone pësuan një dëmtim. Si pasojë e një gabimi mjekësor ai kaloi në një paralizë të pjesshme. Por ky problem nuk e ndaloi Sylvester të bëhej një nga aktorët më të famshëm në botë duke debutuar në rreth 50 filma e arritur famë ndërkombëtare.

7597210-9ptrolhocxi-1478076968-650-cb4b55a823-1479138287

Jamie Brewer

Një aktore dhe modele me sindromën Down, Jamie Brewer ka fituar famën e saj si një nga yjet kryesore të serialit televiziv amerikan Horror Story. Ajo është gruaja e parë me një çrregullim të tillë gjenetik që ka sfiluar në pasarelën e New York Fashion Week. “Unë dua të jem një frymëzim për vajzat e reja, nëse unë ja dola kjo është e mundur edhe për to”, – thotë Brewer.

7597360-maxresdefault-1478079056-650-920c7e36e2-1479138287

Forest Whitaker

Problemi në qepallën e sipërme të syrit të majtë të quajtur “Congenital ptosis” nuk qe një pengesë për aktorin Forest Whitaker për të arritur një sukses në karrierën e tij si aktor. Ai mori një çmim Oscar si aktori më i mirë, gjithashtu edhe fitues në Golden Globe Emmy dhe çmime BAFTA. Kritikët shpesh theksojnë se “ptosis” në fakt i jep Forest një pamje të mistershme.

7597560-walt_junior-1478079721-650-bed11b67d0-1479138287

RJ Mitte

Që nga fëmijëria e hershme, Mitte ka vuajtur nga një paralizë cerebrale. Në seritë e Breaking Bad ai luajti rolin e Walter White Jr, i cili gjithashtu e vuan nga kjo sëmundje. RJ është i angazhuar për të ndihmuar njerëzit me probleme fizike. Ai gjithashtu është përfaqësues i “Inclusion in the Arts and Media of People With Disabilities”, që merret me fushata ndërgjegjësuese për njerëz me probleme fizike.

7597310-gmfjumzjtza-1478083109-650-f1d8cd3174-1479138287

Marlee Matlin

Marlee u bë i vetmi person që nuk dëgjon e mori një çmim Oscar si aktorja më e mirë. Ajo gjithashtu ka luajtur në serinë televizive Desperate Housewives, Body Parts, My Name is Earl, Switched at Birth dhe shumë seri të tjera.

7597110-8603417530_84e7fd03f6_k-1478073741-650-3a383acfe8-1479138287

Nick Vujicic

Nick ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik të njohur si “tetraamelia” që do të thotë mungesë e gjymtyrëve. Nick nuk arriti të ndërtojë vetëm një familje të bukur, por është edhe autor i disa librave, duke na treguar që asgjë nuk është e pamundur dhe pengesat e vërteta në jetë janë vetëm ato që ti i vë vetes. Ai është një folës-motivues shumë i njohur i cili inkurajon plot njerëz të gjejnë rrugën e tyre në jetë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password