10 ushqimet që të plakin më shpejt


Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe. Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç’jemi? Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” 14 prej tyre.

1) ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2)  Alkooli. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve ndaj këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të pritet të paktën 1 orë e më pas të lahen dhëmbët.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Shprehja e urtë thotë: gjella me kripë dhe kripa me karar. Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

6) Qoftet dhe sallamet. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

8) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

9) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

10) Limonatat. Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad limoni është shkatërrimtari më i madh.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password