• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

10 simptomat e hershme të diabetit

Diabeti është quajtur si një vrasës i fshehtë, kjo sepse simptomat e para të saj janë të vështira për t’u dalluar. Disa nga simptomat janë:

1-Shtim i etjes dhe i urinimit. Një person i shëndetshëm urinon deri në 10 herë në ditë. Nëse kjo shtohet atëherë është një shenjë e diabetit.

2-Rritje e urisë. Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë atëherë konverton ushqimin në glukozë për energji. Ky shtim i urisë nuk zhduket edhe pas ushqyerjes.

3-Lodhje e vazhdueshme. Diabeti të shkakton debulesë dhe lodhje të vazhdueshme. Kjo sepse qelizat nuk marrin glukozë mjaftueshëm për të pasur energji.

4-Shikim i dobësuar. Dobësimi i shikimit, përveç rasteve kur është një problem i syve, është dhe një shenjë e diabetit. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve të fluideve dhe kjo sjell fryrjen e lenteve të syrit dhe ndryshimin e formës.

5-Rënie në peshë e pashpjegueshme. Duke qenë se trupi nuk prodhon mjaftueshëm glukozë për energji, ai fillon ta marrë atë nga muskujt duke sjellë kështu dobësimin.

6-Irritim i lëkurës. Kur lëkura humbet lëngje për shkak të urinimit të shpeshtë, ajo thahet dhe fillon të irritohet.

7-Shërim i ngadaltë. Sasia e lartë e sheqerit në gjak jo vetëm rrit inflamimin tek plagët e marra në trup, por edhe i ngadalëson ato që të shërohen dhe të mbyllen.

8-Shenjat e errëta të lëkurës. Këto shenja shfaqen në qafë, poshtë krahëve, bërrylave, pas gjunjëve. 9-Infeksionet. Diabeti dobëson imunitetin dhe të bën më të pambrojtur ndaj infeksioneve dhe bakterieve.

10-Mpirja e gjymtyrëve. Sasia e lartë e sheqerit në gjak çon në mos qarkullimin e gjakut, gjë që sjell dëmtimin e nervave. Gjymtyrët janë të parët që preken sepse janë më larg zemrës e cila pompon gjakun./revistawho.com

Burimi: Bright Side.

CLOSE
CLOSE