close
A e dini se ...BukuriJetëKëshillaShëndet

10 mënyra për të hequr kaloritë nga kafja e mëngjesit

9557ca44a0ce49fea9c4bf6596f7cce1

Më shumë se 50 për qind e amerikanëve e kanë traditë kafen e mëngjesit. Shumë njerëz e konsiderojnë atë mënyrën më të mirë për t’u zgjuar. Megjithatë, pirja e kafes mund të rrisë në mënyrë drastike nivelin e kalorive, aq sa mund të të shkatërrojë edhe shëndetin, por nëse je i/e kujdesshëm, atëherë mund ta reduktosh këtë.

Kafja në vetvete është pothuajse pa kalori, por suplementet që shtojmë në të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme kaloritë. Kafja me qumësht mund të shtojë deri në 300 kalori, ndërsa një çokollatë e bardhë mocha mund të shtojë 400 kalori në konsumin e përditshëm. Fatmirësisht, ka mundësi që edhe në një filxhan kafe të reduktosh kaloritë. Ja si:
Ndrysho qumështin

Nëse përpiqesh që kafen me qumësht ta pish duke hedhur qumësht më të lehtë, mund të arrish të reduktosh deri në 65 kalori në filxhan. Ideal për kafen është qumështi i sojës ose ai i orizit, në krahasim me qumështin e lopës, i cili ka më shumë kalori edhe për shkak të yndyrës.
Redukto sheqerin

Sheqeri përmban 16 kalori në një lugë çaji dhe shumica e njerëzve në një kafe hedhin më shumë se një lugë. Ndërsa e ëmbla është tërheqëse, përfundimisht është një shtesë e vazhdueshme e kalorive. Provo të përdorësh sheqer diabetik artificial apo natyror. Sigurisht, mënyra më e mirë është ta reduktosh.
Shmang kremin

Nuk ka asgjë më të mirë se sa një filxhan kafe me krem, por nëse do shohësh kaloritë, të shmangësh kremin është mënyra më e mirë në këto raste. Mund të jetë shumë e shijshme me krem, por çdo lugë çaji shton afërsisht 10 kalori.
Pi më pak

Sasia e tepërt, në çdo gjë mund është e keqe. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me kaloritë, nëse vijon të pish kafe me filxhan të mëdhenj. Mundohu që edhe kafen ta pish në mënyrë të moderuar. Pak kafe, më pak kalori.
Pi pak ujë

Uji ka cilësi fantastike. Për fat të keq, shumë njerëz nuk pijnë shumë ujë gjatë ditës dhe në fund vuajnë nga dehidratimi apo shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga mungesa e lëngjeve. Nëse je i/e etur dhe pi kafe, ke bërë një gabim të madh. Kafja ka veti që të dehidratojë, kështu që pi pak ujë me një fetë limoni brenda sa herë të kesh etje.
Bëje kafen në shtëpi

Në ditët tona, njerëzit janë shumë të zënë që ta bëjnë vetë kafen, edhe me mënyrat moderne të të bërit të kafes. Është mënyrë më e thjeshtë të shkosh dhe ta porositësh në barin më të afërt. Megjithatë, baret, shpesh ofrojnë kafe me shumë suplemente shtesë, si sheqer apo shurup. Nëse e bën vetë kafen në shtëpi, mund t’i hedhësh gjithçka dëshiron dhe sasinë që dëshiron po ashtu. Ose, kur e blen kafen, mund të kërkosh të zezën për të reduktuar shtimin e kalorive.
Përdor shurup pa sheqer

Një suplement tjetër i kafes që shton kaloritë është edhe shurupi, të cilin mund ta zgjedhësh pa sheqer, për të reduktuar shtimin e tyre. Shumica e lokaleve ofrojnë shurup pa sheqer, kështu që nuk do të kesh kalori të shtuara.
Shto erëzat

Kafja dhe suplementet mund të shtojnë kaloritë, por, nëse përdor erëza në kafe, ajo do të ketë një shije të veçantë, pa sheqer dhe pa yndyra. Kanella, karafili apo vanilja janë erëzat më të mira që mund t’ia shtosh kafes së mëngjesit.
Shto akull

Arsyeja për këtë është se akulli zë hapësirë në gotë a filxhan, pra redukton sasinë e lëngut. Rrjedhimisht do të pish më pak dhe do të marrësh më pak kalori. Kafja me akull është pa yndyrë, nuk ka karbohidrate, as kalori, njëlloj si kafja e zezë pa qumësht.
Pi kafen e zezë

Shumë studime rekomandojnë të pish kafen e zezë për të gjitha të mirat shëndetësore që sjell. Vetëm kafja ka 1 kalori për filxhan, kështu që nëse mësohesh të pish kafe të zezë, ajo nuk do të jetë kurrë shkaku i shtimit në peshë. Nëse e bën në shtëpi dhe të freskët, kafja gjithashtu nuk ka kalori, as yndyrë. Nëse ke probleme me shëndetin, shmang pirjen e disa kafeve në ditë./revistaclass

Tags : kafekalori
loading...