Ata e kanë pëlqyer njëri- tjetrin qysh në moshë fare të re, përgjatë studimeve në lice apo universitet. Fotot më poshtë do t’ju tregojnë se cilët janë 10 çiftet e famshme që hodhën poshtë “mitin e lidhjes së parë” dhe vërtetuan se dashuria e vërtetë mund të zgjasë gjithë jetën.
Kate Middleton dhe Prince William
Kate dhe William u takuan në vitin 2002 në St. Andrews University në Skoci. Ata u martuan në vitin 2011 duke lënë pas gjithë thashethemet që qarkulluan aso kohe dhe tashmë kanë 2 fëmijë.
Samuel L. Jackson dhe LaTanya Richardson
Ata që të dy, janë aktorë të famshëm dhe u takuan për herë të parë në Atlanta në vitet 60. Ishin studentë në dy universitete afër me njëri-tjetrin. Çifti filloi të dalë së bashku në vitin 1974 dhe u martuan 6 vite më vonë duke numëruar sot plot 42 vite dashuri.
Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, një pediatre e kualifikuar, tashmë bëjnë 14 vite lidhje. Çifti u takua në vitin 2002 kur ishin studentë Universitetin e Harvardit. Martesa e tyre u bë në vitin 2012 dhe ata janë prindër të një vajze.
Anthony Mackie dhe Sheletta Chapital
Aktori i filmit Avengers, Anthony Mackie dhe Sheletta Chapital ishin të dashur qysh në kohët e gjimnazit. Ata kanë vërtetuar se lidhja e tyre është e konsoliduar, ndërkohë që në vitin 2009 çifti sollën në jetë një djalë.
Snoop Dogg dhe Shante Taylor
Është e vështirë ta besosh, por reperi i famshëm Snoop Dogg i ka mbetur besnik dashurisë së tij të parë, Shante Taylor. Ata ishin të dashur që në moshë fare të re dhe tashmë numërojnë plot 26 vite së bashku. Snoop Dogg u martua me Shante në vitin 1997 dhe kanë tre fëmijë.
Jon Bon Jovi dhe Dorothea Hurley
Këngëtari i mirënjohur Bon Jovi është njohur më bashkëshorten e tij Dorothea Hurley në New Jersey në studimet për shkollën e lartë. Dorothea ishte një studente e shkëlqyer dhe ndihmonte në mësime Jon-in një student harrakat. Pasi u diplomuan ata jetuan së bashku. Hurley dhe Bon Jovi u martuan në Las Vegas në vitin 1989 dhe kanë 4 fëmijë.
Bono dhe Ali Hewson
Ja dhe një rock star tjetër i cili e gjeti dashurinë e jetës qysh në kohët e universitetit. Çifti u martua në vitin 1982 dhe janë prindër të 4 fëmijëve. “Kam takuar gruan më të mrekullueshme në botë dhe nuk mund ta lë të largohet”, – ka thënë Bono në intervista të ndryshme, për gruan e tij.
LeBron James dhe Savannah Brinson
LeBron dhe Savannah ishin studentë të një shkolle fetare katolike kur u njohën. Që prej aso kohe çifit i ka mbetur besnik lidhjes së tyre.
Ron Howard dhe Cheryl Alley
Drejtori i famshëm i filmave Ron Howard (Changeling, The Da Vinci Code, dhe A Beautiful Mind) dhe gruaja e tij Cheryl Alley patën një histori dashuri qysh në lice. Ata qëndronin kaq shumë së bashku sa prindërit me frikën se kjo do të ndikonte në studimet e tyre i detyruan të takoheshin vetëm një herë në dy javë. Çifti numëron sot 41 vite dashuri.
Jeff Daniels dhe Kathleen Treado
Jeff Daniels, ylli viteve 90 me filmat Dumb dhe Dumber u njoh me gruan e tij përgjatë studimeve në qytetin e vogël të Chelsea-s në Michigan. Ata u martuan në moshën 24 vjeçare dhe kanë tre fëmijë.