1 në 5 persona të lidhur kanë dashuri të fshehtë, mund të jenë kolegë, të njohur apo dashuritë e vjetra


Dashurinë e fshehtë e ka çdo një në 5 persona që janë në një lidhje, dhe ndaj saj ndjejnë epsh më të madh se ndaj partnerit. Kështu të paktën ka treguar anketa britanike me 3000 persona. Në shumicën e rasteve, partneri e di se për kë është fjala, pasi ata janë zakonisht mikeshat e afërta, koleget e punës apo dashuritë e vjetra. Meshkujt janë më të prirë ndaj aferave, duke pranuar dashurinë e fshehtë 22% prej tyre, krahasuar me 15% të femrave, transmeton Lajmi.net. Në lidhjet mbi 5 vjet, dashuri të fshehtë kanë një nga 25 partnerë, njoftojnë mediet britanike. “Edhe nëse lidhja është e lumtur, është e mundur që partneri të dashurojë dikë tjetër. Për ata që nuk mund të kontrollojnë epshin e tyre, kjo mund të jetë fundi i martesës apo lidhjes”, keshillojne studiuesit.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password