close
IntervistaWho Serial

Të vërtetat që fshihen pas serialeve turke… Ja çfarë rrëfen Tolgahan Sayisman, bashkëshorti famoz i Almeda Abazit

1FA9F7647CE3F76848CA74C38307C204_640x360

A është gjithçka që shohin në një serial e vërtetë? Me siguri shumë prej jush ja kanë bërë këtë pyetje vetes. Ja çfarë ka treguar në intervistën për emisionin “My Living” Tolgahan Sayisman, protagonisti i serialit “Mos u dorëzo”.Shqiptarët janë shumë kureshtarë për serialet turke me tematikë të ditëve të sotme. A jetohet vërtet kështu në Turqi? A janë të vërteta ato shtëpitë e bukura, të arreduara aq bukur dhe marrëdhëniet që krijohen në familje?

Turqia është shtet kozmopolit, shumë i madh. Këtu jetojnë 80 milionë banorë dhe është e vështirë të jesh mes kulturave të ndryshme. Republika e Turqisë është formuar nga grupimi i njerëzve me etni të ndryshme, një lloj ekstrakti i shtetit osman. Meqë shpesh ndodh që njerëz me kultura të ndryshme janë të detyruar të jetojnë në të njëjtin vend, mund të dalin në pah sjellje dhe marrëdhënie të ndryshme. Për këtë shkak, edhe televizionet turke nuk i lënë shumë vend imagjinatës, por huazojnë gjëra që janë parë e janë dëgjuar në Turqi, gjëra që u kanë ndodhur njerëzve, qoftë lidhje familjare, qoftë marrëdhënie pune. Pra, pak a shumë, janë gjëra që tregojnë jetën në Turqi. Megjithatë, për hir të skenarit, sajohen edhe situata që nuk kanë ndodhur. Sigurisht, një rëndësi të madhe ka edhe aspekti ekonomik. Jeta e njerëzve të pasur dhe ajo e njerëzve të varfër që shihni në përgjithësi në seriale, është e vërtetë, sepse edhe xhirimet bëhen në shtëpi të banuara në Turqi. Pra, ato që keni parë, janë të vërteta.

Sa kohë xhironit për një seri?

Në fillim, zgjaste më shumë, por më pas e mbaronim për gjashtë ditë.

Sa të duhet të punosh për ta bërë tëndin një personazh? Sa punon në momentin që producentët të zgjedhin ty si aktorin kryesor, sepse kryesisht rolet e tua kanë qenë si aktor kryesor.

Kjo është diçka që ndryshon në varësi të situatës. Lidhet ngushtë me faktin se sa i vështirë është interpretimi i një
personazhi. Varet edhe nga ajo që mund t’i ofrojë personazhi skenarit. Në Turqi, zakonisht, sidomos në seriale, personazhi ndryshon vazhdimisht edhe pas ndërtimit fillestar të karakterit. Ndonjëherë, ndodh që duhet një vit për një personazh, ndonjëherë më pak se një muaj. Mua më mjaftojnë një ose dy muaj për ta krijuar plotësisht një personazh. Kjo është shumë e rëndësishme. Në Hollivud, kjo periudhë varion nga një deri në dy vjet. Unë e realizoj personazhin për një ose dy muaj.

loading...