close
Intervista

Shqiptarja seksi flet për lidhjen me Olsin e “BB9”: Fjorentina?! E kush është kjo vajza?

irido

Një sagë e re “dashurie” po fantazohet në rrjetet sociale nga fansat e tifozes seksi kuqezi, Irid Oxa dhe protagonistit më interesant të “Big Brother 9”, Olsi Klosit. Postimet e njëjta apo komentet që shkëmbejnë në Instagram kanë ngritur dyshime se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë sesa një miqësi e zakonshme. Por të vërtetën e rrëfen për gazetën “Panorama” vetë modelja shqiptare, që jeton prej vitesh në Itali, ndërkohë që ndodhet me pushime në Jug.

screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-34-58

Irid flet për njohjen me Olsin, çfarë i lidh bashkë, si i kalon netët e verës, dhe sekretet e vajzës që e komplimentojnë si “bisha e plazhit”.

Je duke kaluar pushimet në Jug të Shqipërisë. Si do t’i përshkruaje këto ditë plazhi në Shqipëri pas famës së bujshme që more si tifozja më seksi e Kombëtares shqiptare?

Në këto momente ndodhem me familjen time me pushime. Në fakt edhe këtë vit, si çdo vit kur vij në Shqipëri, i dedikohem shumë familjes, pra ka qenë një verë familjare për mua.screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-35-31

Si reagojnë njerëzit kur të takojnë live, pra kur shohin linjat e tua me bikini aq shumë të komentuara?

Disa më njohin, ndërsa disa të tjerë thonë: “Se ku të kam parë, kaq seksi sa je ti!”

Po ashtu je komentuar për një flirt apo miqësi speciale me Olsin e “Big Brother”.Çfarë ju lidh bashkë?

(qesh) Olsi, Olsi! Në fakt jemi miq të mirë. Ndoshta na lidhin shumë gjëra, po një me siguri është që s’na rri goja nëpër komente me publikun nëpër rrjetet sociale.

Postimet e njëjta në Instagram të të dyve ku pohonit se vendosni t’i fshiheni botës e të qëndroni larg famës ngacmuan fantazinë e fansave për të hamendësuar se mes jush ka lindur diçka.Çfarë donit të thoshit me të njëjtën deklaratë?

Kush dëshiron, lë ta kuptojë vetë. S’ka shumë për të shpjeguar, pasi secili është i lirë të postojë çdo gjë.screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-38-36

Çfarë ju bashkon si tipa, pra një “bad girl” si ty me një “bad boy” si ai?

Për momentin na bashkon e njëjta gusto muzikore.

Ku dhe si jeni njohur?

Kemi kohë që jemi njohur dhe kemi miqësi të përbashkët.

I keni lexuar komentet për ju të dy dhe si jeni ndier?

Të them të drejtën dikur i lexoja, por tani jo më, pasi e shoh që kanë tendencën e të folurit keq dhe s’dua të mërzitem.

screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-38-10

Në këtë situatë ke marrë ndonjë mesazh apo koment nga ish-e dashura e Olsit, Fjorentina, e cila madje sipas portaleve është bërë brune për të të ngjasuar sadopak ty?

Nuk e njoh këtë gocën. Pse është bërë brune? I shkojnë? S’e kam idenë.

Irid Oxa: Një natë vere ‘full-option’ për mua duhet të jetë…

Nata e një nate vere për ty si është, që të marrë kuptim të plotë?

Mjafton të jem e rrethuar me shoqërinë e duhur e t’ia kalojmë mirë.

Alkooli që të shoqëron në ditët e nxehta?

Mojito.

Rrobabanjot e preferuara, që të bëjnë të ndihesh seksi?

Rrobabanjot trup.

Kur ndodh që e gdhin zgjuar në plazh?

Kur jam e shoqëruar…

screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-36-01

Komplimenti më i fortë që të kanë bërë në plazh?

S’e kam idenë se janë shumë. Po komplimenti që thuhet më shpesh është “Bishë fare!”.

Si e shijon një darkë në club që të konsiderohet full-option?

Kam kohë që nuk frekuentoj diskot, por për mua rëndësi ka të jetë muzika që preferoj, dhe të kërcej gjithë natën.

Mashkulli i duhur për të kaluar pushime gjithë adrenalinë, ashtu siç ta do zemra?

Duhet të jetë i çmendur si unë, i gatshëm dhe pa orar për të rrezikuar. Adrenalinë quaj kur jemi të dy në makinë, muzika në maksimum, vetëm shikimet tona dhe shpejtësia.screenshot-www.instagram.com-2017-08-26-13-35-41

Dashuria për të ty në verë mund të jetë e vërtetë, apo thjesht aventurë?

Mendoj se dashuria kur lind, lind (qesh).

Udhëtimi më i çmendur që mund të bësh me makinë?

Më pëlqen të udhëtoj, por s’kam ndonjë vend për momentin./ panorama

 

Tags : olsi bb irid oxa
loading...