Seks anal me Xhensilën?! Përgjigjet Fatjoni


Që pas ndarjes me Xhensilën, Fatjoni duket se i mungoi publikut. Megjithatë djaloshi nga Skrapari rrëfen se i është dedikuar shumë fort biznesit, duke u pasuruar në punën që bën. Në një intervistë për “Bluetooth” ai tregon se si ka vijuar jeta e tij përgjatë gjithë këtij viti. Edhe pse ka shumë femra, Fatjoni ende nuk është bindur për t’u fejuar. Më tej ai tregon se nuk mban kontakte me ish-banorët e “Bigut”, veçmas Xhesit, me të cilën vijojnë të mbeten miq. Deklaratat e forta dhënë pak javë më parë nga ish-e dashura e tij, duket se nuk i ka ndjekur, megjithatë ai tregon se nuk ka bërë seks anal me Xhensilën në shtëpinë e “Big Brother”-it.

Si ka vijuar jeta e Fatjonit pas “Big Brother”?

Ka qenë një periudhë e mirë, faktikisht. Kam pasur shumë impenjime në biznes dhe shyqyr Zotit gjithçka ka ecur mirë.

Pse u jeni larguar mediave?

Nuk më interesojnë shumë fushat nëse nuk ka përfitime, jam fokusuar te kompania dhe nuk gjej kohë të prononcohem.

Ndërkohë mjaft mirë po ju ecën dhe në biznes; si ka qenë kjo periudhë për ju?

Nëse jep maksimumin, besoj se në çdo fushë do të kesh sukses. Unë kam pasur mjaft sukses këtë periudhë edhe në biznesin tim, ndaj dhe mendoj se i jam përkushtuar mjaftueshëm punës sime sa për të korrur suksesin.

A ju shërbeu fama e “Big Brother” për biznesin tuaj?

Më shërbeu deri diku. Pjesa tjetër është falë punës dhe pasionit që e ushtron atë profesion që ke prirje.

Sa i pasur jeni bërë pas reality show-t?

Mund të them që jam bërë shumë më i pasur sesa isha para se të hyja.

Si po ecën jeta private e Fatjonit?

Edhe aty po bëj marshalla. Çfarë dua, e kam, nuk i lë vetes gjë mangët.

Një femër në krah, një fejesë në horizont?

Femra në krah po, por fejesë në horizont akoma. S’ka dalë akoma dikush që më bind të marr një vendim konkret.

E ruan miqësinë me banorët e “Big”-ut?

Pothuajse me asnjë. Nuk më lidh asgjë me ta, si dhe ata me mua.

xhensila-2

Jeni takuar me Xhensilën kohët e fundit, jeni ende miq të mirë?

U bë kohë që nga hera e fundit, s’mbahet mend. Miq të mirë do të jemi gjithmonë, por impenjimet nuk na lënë shumë kohë në dispozicion.

I ke ndjekur deklaratat kur fliste për eksperiencën e saj seksuale dhe seksin anal?

Jo, nuk jam në dijeni.

Duke qenë se Xhesi pranoi se kishte bërë seks me ju në “Big Brother”, a do të pranoni dhe ju se keni bërë seks anal brenda shtëpisë?

S’kam se si të pranoj diçka që nuk ka ndodhur.

Si është femra ideale për Fatjonin?

Kam shumë kërkesa. Mendoj që në Shqipëri nuk jeton për momentin.

Për çfarë jeni penduar që nga koha e “Big Brother”-it?

Pendim? S’para i lë vetes pishmane! Në atë shtëpi, shumë dolën me pendesa; unë i lashë të gjitha aty, se bëra çfarë desha.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password