lefuture

Rrëfehet Arilena: Nuk mjafton vetëm seksi për suksesin

15055656_1303643386344907_3271482346209186134_n

“Filloi me shumë dashuri, që në start. Në çdo tingull ka kaq shumë ndjenjë. Më ka kënduar shpirti”, thotë Arilena Ara, teksa i referohet këngës së saj konkurruese në “Kënga Magjike”, që mban titullin “Nëntori”.

Interpretimi i saj i fuqishëm bëri që gjithkush të mendonte se edhe këtë herë, artistja e re ia  kishte dedikuar babait të humbur këtë projekt. Por, siç rrëfen ajo për “Bluetooth”, kënga në të vërtetë tregon një histori dashurie që pasqyron dhimbje dhe lot. “Kënga është pritur mirë nga kolegët”, shprehet Arilena, ndërsa tregon se nga “Kënga Magjike”, pret gjithçka, “përveç gjërave që nuk janë të merituara”.

Arilena, rikthehesh me një baladë të titulluar “Nëntori”. Cila është fabula e saj dhe kujt i dedikohet?

Autori i tekstit është Lindon Berisha dhe bashkë me producentin Darko Dimitrov kanë realizuar një histori, “Nëntori”. Një histori dashurie që pasqyron dhimbje dhe lot. Për sa i përket dedikimit duhet të pyesim Lindonin për ndjenjat e tij (qesh).

Thuhet se është një këngë për babanë tënd?

Balada “Nëntori” është një histori dashurie. Unë mendoj që çdo njeri mund ta gjejë veten në të, cilado qoftë historia e tij.

Ndonëse bëhet fjalë për baladë interpretimi yt është shumë i fuqishëm. Je frymëzuar nga dikush? Ndjek ndonjë model specifik?

 “Nëntori” filloi me shumë dashuri që në start. Punuam me një energji jashtëzakonisht pozitive, dhe frymëzimi ka lindur natyrshëm me të gjithë stafin tim. Në çdo fjalë, në çdo tingull ka kaq shumë ndjenjë. Më ka kënduar shpirti!

U bënë vite tashmë që je pjesë e muzikës shqiptare dhe ke ardhur rrallë me projekte, por që kanë qenë të gjitha të suksesshme. Si ia ke arritur?

Me shumë punë, vullnet, dëshirë dhe mbështetje nga një ekip prej shumë njerëzish!

Çfarë pret nga “Kënga Magjike”?

Pres gjithçka, përveç gjërave që nuk janë të merituara.

Në këtë festival këngëtarët votojnë kolegët. Si një këngëtare e re, beson se do kesh mbështetjen e tyre?

 “Nëntori” është mirëpritur shumë mirë nga kolegët e mi që në orët e para të publikimit. Kjo është ajo çfarë më bën të lumtur.

Në publik je prezantuar fillimisht si një adoleshente e ndrojtur, ndërsa tani të shohim si një artiste të rritur, të sigurt në vetvete dhe seksi. Është çështje imazhi apo ke ndryshuar?

Unë jam e kundërta e të “ndrojturës” dhe e kam treguar gjithmonë. Vazhdoj të jem çapkëne, dhe njeriu i aventurave. Sigurisht me rritjen shumë gjëra ndryshojnë për sa i përket fizikut madje dhe paraqitjes në publik.

Veç pjesëmarrjes në Kënga Magjike çfarë po punon aktualisht?

Është një projekt që ka përfunduar përpara se “Kënga Magjike” të fillonte, madje kam ndarë dhe titullin kohë më parë në rrjetin social “Instagram” ,”Energji”. Jemi në përgatitje të videoklipit dhe mund të them që jam shumë e entuziazmuar me këtë projekt.

 “Nëntori” do shoqërohet edhe me klip?

Për momentin nuk është vendosur akoma. Mbase një video e thjeshtë, në një ambient të ngrohtë pranë oxhakut me një gotë verë të kuqe dhe jashtë që bie borë do ishte bukur.

15032661_1305836712792241_7732323603989660810_n

Të njohin të gjithë, por dinë shumë pak për ty. Si është dita e Arilenës dhe çfarë është më e rëndësishme në jetën tënde?

Unë zgjohem gjithmonë herët në mëngjes dhe nis ditën me aktivitet fizik (palestër, not, vrap). Pjesa tjetër e ditës ndahet me studion që është muzika ime. Më pëlqen të lexoj libra në mbrëmje vonë dhe të shikoj shumë filma.

Ke të dashur?

Nuk jam përqendruar shumë te dashuria për momentin.

Kohë më parë je përfolur për një lidhje me Sardin, e në ndonjë rast edhe për romanca të tjera. Si i përjeton këto thashetheme?

Është një gjë krejtësisht normale për sa kohë jam pjesë e showbiz-it. Shpeshherë qesh, sigurisht në varësi të lajmeve. Ndonjëherë rastis të mos i lexoj derisa m’i dërgon motra (qesh).

14463126_1247900121919234_2807032901836534601_n

Beson se të jesh seksi është kusht për suksesin në Shqipëri?

Unë mendoj që asgjë nuk është e mjaftueshme nëse nuk punon fort. Pamja e jashtë, bukuria është një element i rëndësishëm kur je një figurë publike. Një njeri i bukur është një njeri me zemër të bukur. Nëse ke një zemër të bukur nuk ekziston mundësia që jesh i shëmtuar.

Nëse do kishe mundësinë, çfarë do ktheje mbrapsht nga e kaluara jote?

Një përqafim shumë të ngrohtë me babanë tim.

Ka shumë këngëtarë në vendin tonë. Çfarë beson se të bën më të fortë dhe të veçantë?

Punë dhe vetëm punë pa kthyer kokën mbrapa apo pa thënë ndonjëherë jam lodhur. Përpiqem gjithmonë të jem e vërtetë në gjithçka që bëj. Kam dhe një bekim të madh, talentin që Zoti më ka dhuruar! /GazetaShqiptare

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password