close
Intervista

Motra e Donjetës së “BB9”: E vërteta e lidhjes së saj me një femër

Donjeta-1

Donjeta dhe Damiano ishin një ndër çiftet më të preferuara në shtëpinë e “Big Brother”. Loja e tyre gjatë dy javëve të para brenda shtëpisë bëri për vete shumë njerëz, përfshirë edhe vetë konkurrentët. Megjithatë, tri ditë më parë çifti i sapoformuar i befasoi të gjithë kur deklaroi në dhomën e rrëfimit se kishin vendosur të braktisnin lojën dhe të largoheshin. “Nuk e përballoj dot presionin”, ka thënë Donjeta, e cila u shpreh më tej se, “u futa për qejf, po dal për qejf! Në çift jemi shumë mirë, por thjesht nuk është për mua”. Ajo që i çuditi më shumë fansat e këtij ‘realityshow’ ishte fakti se Damiano, një nga djemtë me potencialin më të madh për të fituar deri tani, nuk kundërshtoi.

“Nuk kam se çfarë të bëj”, ka thënë Damiano, i dorëzuar për të pranuar vendimin e partneres së tij në këtë lojë. Menjëherë pas kësaj nisën edhe aludimet mbi largimin e tyre, fillimisht duke supozuar për probleme personale jashtë shtëpisë, e më pas për lidhjen e Donjetës me një femër xheloze. 
Liridona, mediat kanë përmendur lidhjen e Donjetës me një femër xheloze. Ekziston realisht një marrëdhënie e tillë?
Jo, aspak! Unë e njoh Donjetën, ajo është gati çdo sekondë me mua, qëndrojmë vazhdimisht bashkë. Kjo është e gjitha shpikje.
Nuk është lesbike?
Jo, nuk është.
Ka Donjeta të dashur jashtë shtëpisë, që ndoshta na e ka fshehur?   
Donjeta ka pasur një lidhje pak para se të futej në “Big Brother”, por që ka përfunduar.
Çfarë e shkaktoi ndarjen? Refuzonte ai që Donjeta të futej në “Big Brother”?
Këtë përgjigje mund ta japë vetëm Donjeta, jo unë.
Sidoqoftë, tani motra juaj është në çift me Damianon. Çfarë mendimi keni për këtë?
Më pëlqen shumë, është djali perfekt.
Do donit që Donjeta të fejohej me të?
Për ne do ishte në rregull, vetëm të jetë dëshira e tyre dhe ne pajtohemi plotësisht me atë vendim./ gsha.al

 

loading...