close
Intervista

Joana e “BB”: Si e zbulova tradhtinë e Janit 5 ditë para dasmës, vesha fustanin e bardhë, u bëra tapë dhe ika

joana3

etën e saj private e përkufizon si në botën e çudirave. Lojtarja më tip dhe e hapur e “Big Brother 6”, Joana Gjuzi, ngacmoi kureshtjen e publikut pak ditë më parë me postimin në Instagram të fotos nostalgjike, ku shfaqej e përqafuar me ish-partnerin në lojë, Anaid Kalotin.

Për të vërtetën që fshihet pas atij kujtimi, anulimin e dasmës në Athinë 5 ditë para ceremonisë me Janin, dhe të dashurin e ri prej tre muajsh, Joana i rrëfen për gazetën “Panorama”.joana3

Fakti që jeton në Greqi të bën të jesh larg botës së showbiz-it këtu. Si po vazhdon jeta jote në Athinë?

 

Fakti që jetoj në Greqi më bën të jem brenda showbizit… Edhe jeta këtu për mua është “Hollywood”, pra dua të them super.

Së fundi u komentove nga mediat pas postimit të fotove nostalgjike nga lidhja me Anaid Kalotin. Shumë e përkthyen si një rikthim tek ai. Cila ishte arsyeja e postimit dhe çfarë marrëdhëniesh keni me njëri-tjetrin tani?

Mediat janë pjesë e pandashme e jetës sime tashmë, dhe detyrat e tyre i bëjnë aq perfekt, sa që fama ime gjithmonë rifreskohet dhe asnjëherë nuk harrohet nga fansat e mi. Arsyeja e postimit të fotove me Anaidin ishte thjesht shkaku i nostalgjisë. Edhe për arsyen se marrëdhënia jonë ngelet tejet e sinqertë edhe për kohët e vjetra që jetuam, ka ngelur respekti.

Po e ndjek “Big Brother 9” dhe për cilin çift ke krijuar simpati?

Këtu më kapët të papërgatitur, sepse nuk kam pasur dhe nuk kam kohë t’i ndjek… Kështu që no coment! Ju lutem më lini kohë t’i vëzhgoj si profesioniste që jam (qesh).JONANANANAN

Cili çift të duket fals apo që të duken antipatikë? Çiftet? Po ku ka çifte?

Në asnjë edicion nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur çifte. (mendimi im gjithmonë ky).

Të luash çift në “Big Brother” është më e vështirë apo më e thjeshtë? Nga çfarë rrezikohesh?

Që nga fjala “lojë” do të thotë që në atë kornizë që quhet “Big Brother” është më se e thjeshtë për konkurrentët që vërtet dinë të mbajnë lojën.

Ti je konkurrentja që në fund të lojës u gëzove pasi ish-partneri yt, Anaidi, u shpall fitues. Çfarë e çon një lojtar drejt fitores?

U lumturova sepse fituesi nuk ishte partneri im, por një person që kishte shumë nevojë për ato euro. Një lojtare çon drejt fitores përkrahja e një lojtareje-partnere që quhet Joana. (qesh)

Puthjet dhe dashuria lejohen në këtë edicion të “Big Brother”, ndërsa për seksin ka disa rregulla. A është e vështirë të shijosh lidhjen deri në fund në prani të banorëve të tjerë dhe kamerave?

Të ishte për mua, pra sikur të isha edhe një herë konkurrente në këtë “Big Brother”, do të thoja vetëm kaq: Rregullat janë bërë për t’u thyer”, dhe do të veproja si Joana.

I beson dashurisë së vërtetë dhe çfarë bën kur zhgënjehesh?

Dashuri të vërteta nuk ka, prandaj edhe nuk ia njoh vlerën zhgënjimit.

Ndërkohë dimë që ke organizuar para dy vitesh një ceremoni dasme me Janin, djali që u bë i njohur për dhuratat e tij gjatë muajve që ti ishte në shtëpinë e “Big Brother”. Vazhdon martesa juaj e ç’mund të na thuash më shumë për jetën tënde private?

Jeta ime private është si në botën e çudirave. Për sa i përket Janit, në atë kohë, duke më parë mua brenda në “Big Brother”, u ekzaltua aq shumë, saqë mendoi se jeta me mua ishte po prapë një “Big Brother”. Por harroi që unë isha partnerjalojtare më e mirë për Anaidin në “BB” dhe për Janin jashtë atij formati në jetën reale. Ah, harrova t’ju them se ceremonia e dasmës u anulua, sepse Jani e humbi lojën! (qesh)

Pse, çfarë ndodhi që anulove dasmën luksoze që kishit planifikuar?

Ndodhi që zbulova lidhjen paralele të Janit 5 “Lidhja me Anaidin mbetet një kujtim i bukur, por tani kam gjetur një të dashur që është i çmuar si një perlë për mua” ditë para ceremonisë së dasmës, me një vajzë me origjinë mirditore, por që jeton prej vitesh në Lezhë. Anulova dasmën, e lashë, por ai vazhdoi të më kërkonte. Kështu, pas dy muajsh, u ktheva sërish me të, mendova se e fala, por kuptova që s’e kisha falur dhe nuk besoj se do ta fal ndonjëherë.

Si ndodhi që e zbulove që ai kishte lidhje paralele?

Po i binte telefoni nga një numër, që e kishte regjistruar Mami 2. Ç’ne mami 2, thashë. Ta ngre mos ta ngre, thosha me vete. Intuita më tha po, ndërkohë që unë kurrë s’ia prekja telefonin. Iu përgjigja telefonatës dhe aty doli e vërteta…Mora fustanin e bardhë, e vesha, hapa një verë, u bëra tapë, theva gjithë shtëpinë dhe në fund i thashë: “Përjashta!” Por pastaj u kujtova që isha te shtëpia e tij dhe dola unë përjashta. Fustani 11 mijë euro i markës “Eli Saab” që e kishte blerë ai, u njollos nga vera e kuqe dhe ai u gris. Kjo është e vërteta e shpifur e Janit pas 10 vitesh lidhje.Joana-18009059_120332000293

Pas anulimit të dasmës e ke gjetur qetësinë në ndonjë histori të re dashurie?

Është një shprehje që thotë shpirti është si deti, asnjëherë nuk gjen paqe. Prandaj zgjodha disa kilometra larg Tiranës, Durrësin. Atje ku tingujt e valëve të detit më luanin një melodi që quhet pastërtia e shpirtit. Thonë shpeshherë që pasuria e vërtetë ndodhet në thellësi të detit, që janë perlat. Edhe unë mendoj që gjeta një perlë, ku herë-herë hap guaskën dhe qëndroj me perlën brenda dhe gjej një oaz qetësie dhe ndihem e mbrojtur brenda guaskës, në fund të detit. Fola në mënyrë figurative deri tani për të thënë se kam njohur një person, i cili më bëri të shikoj sërish me sytë e shpirtit duke më frenuar larg snobizmit, luksit, dhe jetës së shfrenuar të Tiranës. Një sugjerim nga unë me këtë rast: Disa mendojnë që “njerëzit perla” janë përralla, por gabohen, sepse ata ekzistojnë në fund të detit, edhe janë shumë të rrallë e të veçantë. Por mos harroni, duhen sytë e shpirtit për t’i parë.

Çfarë të lidh tani me Tiranën dhe cilët janë miqtë e mikeshat që i takon ende pasi i njohe në “Big Brother”?

Miqtë e vërtetë nuk mund t’i takosh në atë format, por mund të them që pi një kafe me Ilirin, Jonildën, dhe përshëndetem me Shpendin, duke pasur parasysh që jetojmë shumë larg njëri-tjetrit. Ndërsa Anaidi është diçka tjetër… Sa për Tiranën, është një fshat i madh shumë i zhurmshëm prej jetës së natës, madje për këtë njihet. /Panorama/

 

 

loading...