close
IntervistaVetëm në WHO

INTERVISTA/ Silva Gunbardhi: Unë paguhem më shumë se Dafi, ja si do t’ia tregojmë publikut dashurinë tonë

who silva-01

Fotot: Orsola Mema

Silva Gunbardhi është një këngëtare e dashur e gjithnjë ka pasur pas vetes një numër të madh njerëzish. Por na duket se sidomos në këtë periudhë, pasi u bë bashkëshorte e nënë, ajo ka fituar edhe më shumë zemra. Tejet e hapur me median, tanimë rrëfimet e Silvës nuk janë më ato të një vajze të talentuar që tregon për klipet e reja, por fjalët e një nëne të lumtur që ndan detaje nga jeta familjare. E sa më reale dhe e thjesht është ajo, aq më pranë e ka publikun. Ndaj ne e zgjodhëm për këtë kopertinë. Por nuk është kjo arsyeja e vetme… Si një prej çifteve më të pëlqyer, Silva Gunbardhi e Dafi Derti kanë vendosur të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në sytë e të gjithë botës. Se si dhe kur do të ndodhë kjo, duhet të lexoni intervistën për ta zbuluar.

Silva, Dalvi ka pak që mbushi 2 vjeç, si kanë qenë për ty këto dy vite?

E shoh që rritet përditë, që thotë çdo ditë fjalë të reja, që luan me lodrat, që ta nxin jetën duke e ushqyer (qesh). Megjithatë ai është një dashuri e vërtetë! Ma shton jetën!

Po kjo verë, si po të shkon? Më shumë po punon apo po pushon?

Kjo është një verë shumë e ngarkuar me aktivitete. Jemi pothuajse çdo ditë në lëvizjë dhe nuk po bëjmë aspak pushim.

Si e ke axhendën e koncerteve sivjet?

Shumë të njeshur! Koncertet janë organizuar pothuajse në çdo ditë të javës, përgjatë verës. Kam përpara dy muaj shumë intensivë. Nga fundi i shtatorit besoj, do të kem mundësi të marr pak kohë për veten.

Ke kënduar apo do këndosh në ndonjë vend të ri që s’kishe perfomuar më parë, apo s’ke lënë cep të Shqipërisë pa prekur?

Faktikisht nuk kam lënë cep të Shqipërisë pa prekur. Por në këtë periudhë koncertet janë të përqendruara në zonat bregdetare e turistike, atje ku mblidhen edhe njerëzit. Pra ne shkojmë me koncerte kryesisht atje ku ka pushues.

Në koncerte ju ftojnë gjithnjë çift apo edhe vetëm? Kush paguhet më shumë, ti apo Dafi?

Shkojmë edhe çift, por unë shkoj edhe vetëm. Varet nga ftesat. Më shumë paguhem unë normalisht (qesh). Kjo është e vërteta.

Nga deklaratat e tua të mëparshme, është dukur sikur nuk je e kënaqur me fitimet… Mos të kanë keqkuptuar pakëz?

Njeriu nuk kënaqet kurrë me lekë dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë. Të gjithë në fakt e dinë mirë se njeriu nuk ngopet kurrë me lekë. Po rëndësi ka të kemi shëndetin, të jemi mirë, të kemi harmoninë, lumturinë në familje. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Pra gjithçka ka qenë thjesht një keqkuptim. Unë jam shprehur se nuk kam pasur mundësi për shkak të kohës që të shkoj të vizitohem, dhe njerëzit e kanë marrë sikur unë nuk kam mundësi që të bëj një vizitë. Kjo është e tmerrshme, por ja që ndodhi. Nejse, çdo gjë sqarohet me kalimin e kohës.

Vërtetë keni aq shumë makina e celularë? (Referuar fotos së publikuar nga Dafi në Instagram)

Kemi dy makina, një unë e një Dafi dhe na mjaftojnë. Ndërsa makinat në klipe shpeshherë janë të njerëzve të afërt ose i siguron produksioni. Varet. Në fakt mua nuk më pëlqejnë klipet me makina dhe po t’i shikoni, klipet e mia nuk kanë makina.

Po prodhon këngë të reja, na trego pak për materialin më të fundit.

Materiali më i fundit titullohet “I love you” (Të dua). Mendoj që është kënga më e bukur e repertorit tim. është bërë një investim shumë i madh për klipin e saj. Videoklipi ka detaje, ndërsa kjo këngë ka shumë dashuri, ashtu si vetë titulli “I love you”. Këngën e kam në bashkëpunim me Dafin dhe besoj se javës tjetër del në tregun muzikor.

A mendon se do arrijë dot një tjetër këngë e jotja të ketë suksesin e “Të ka lali xhan”?

Asnjëherë nuk e kisha menduar që kënga “Të ka lali xhan” do të arrinte këtë sukses. Sigurisht që nuk mund ta di nëse ndonjë këngë e imja do të ketë të njëjtin sukses apo edhe më tepër se kjo këngë. Se e mira nuk ka fund. Gjithsesi unë do të vazhdoj të punoj, të krijoj këngë të reja. Nuk i dihet.

Dalvi ka shfaqur deri tani ndopak talent për muzikë? Këndon i vogli?

Dalvi e ka me periudha, herë këndon e herë jo. Akoma s’e përcaktojmë dot se çfarë ka dëshirë të bëjë, është herët. Po ka shumë qejf futbollin. I pëlqen të gjuajë topin.

Ti çfarë i këndon për ta vënë në gjumë?

Ne nuk i këndojmë për ta vënë në gjumë. Ka një periudhë kohe relativisht të gjatë që nuk e vë më unë në gjumë, për shkak të aktiviteteve. Ai fle me nënën time dhe nuk i këndojmë, e lëmë të flejë vetë.

T’u desh shumë për të ardhur në formen që je sot? Ndoqe ndonjë dietë?

Po. Për të ardhur në formën që kam sot m’u desh shumë përpjekje. Nuk kam bërë palestër por kam mbajtur dietë. Nuk kam ngrënë, pra kam kursyer në të ngrënë. Thjesht kam lënë mënjanë ushqimin. Kështu jam dobësuar dhe me vrap pas Dalvit normal./ revistawho.com

Tags : silva gunbardhi
loading...