close
Intervista

INTERVISTA/ Olsi i “Big Brother”: Çmenduria me Fjorentinën vazhdon ende, seksi jo gjithmonë në krevat

f2_1502206182-5351459

Buzëqeshje tërheqëse, fizik atleti dhe tattoo në gjithë trupin që rrëfejnë historinë e jetës së tij si në filma, janë detajet që tërheqin vëmendjen e fansave të Olsi Klosit, futbollistit plot batuta të “Big Brother 9”, që tashmë të gjithë e njohin si “Djali magjik”. 27- vjeçari që po jeton një lidhje të bukur gjithë adrenalinë me Fjorentinën, rrëfen për gazetën “Panorama” dashurinë pa kushte, jetën intime gjithë fantazi dhe përkufizimin që i ka bërë karakterit e bukurisë së partneres që e ka njohur në audicionet e “Big Brother”.fiorentina dhe olsi

Fansat e tu duket sikur shtohen dita-ditës në rrjetet sociale. Për çfarë mendon se të ndjekin dhe të pëlqejnë tani që je jashtë “Big Brother”?

Fansat mundohem t’i respektoj duke u thënë qoftë dhe një “shumë faleminderit!”, dhe një buzëqeshje. Edhe pse më vijnë shumë SMS, mundohem t’ua kthej nga pak të gjithëve, sepse unë mendoj dhe të kundërtën, imagjinoj sikur të isha unë në vendin e atyre dhe mos të merrja asnjë faleminderit, do të ndihesha keq. Besoj upëlqen tipi që kam, që jam realist dhe kam disa batuta që ata i duan si: good gjes, good noten, etj.

Edhe pse e dinë që je në një marrëdhënie dashurie, ndodh që të të ngacmojnë vajzat me mesazhe private dhe për çfarë të komplimentojnë ty?

Po ndodh që shkruajnë dhe fillojnë me komplimentet nga buzëqeshja, trupi, dhe tattoo.

Vazhdon Fjorentina me skenat e saj të xhelozisë, dhe a mund të ndash me ne një situatë të tillë?

(qesh) Të them “jo” nuk do ta besoni. Vazhdon, sepse ajo ashtu është dhe prandaj e pëlqej se është e veçantë dita-ditës. Hmmm! Kur ishim në një pub në Kosovë, unë kërceja dhe ajo ndiqte shikimin tim ku e kisha unë, dhe tundte kokën e bënte sikur kërcente.

Je shprehur se Fjorentina ka karakter të fortë, por bukurinë e saj si do ta përshkruaje?

Normal karakteri i fortë e bën femër që të kërkojë më shumë dhe të ecë përpara. (qesh) Kam vetëm një shprehje për bukurinë e saj: “Sheqeri kur të sheh ty, i duket vetja kripë”.

Gjithashtu ke thënë në intervistën e fundit te “Panorama” se seksi është shumë i rëndësishëm pasi e forcon marrëdhënien. Ti si do t’i përshkruaje netët tuaja në shtrat?

Po normale e kam thënë për seksin që forcon marrëdhënien. Dhe netët tona janë të ndryshme gjithmonë, jo çdo herë është njësoj. Kur je “çift crazy”, nuk kryhen marrëdhënie vetëm në shtrat. (qesh)olsi bb

Ndihesh aq i pjekur dhe i realizuar si djalë sa të zyrtarizosh lidhjen me Fjorentinën?

Çdo gjë ka kohën e vet në jetë. Nuk dua të nxitohem për asgjë. Ne kemi kohën përpara, si unë, si Fjori dhe kur të marrim një ditë një vendim, do të merret vesh shumë shpejt.

Dimë që je i pasionuar pas futbollin, po ku mund të të shohim sa i takon jetës profesionale tani pas famës në “Big Brother”?

Jam shumë pasionuar pas futbollit e nuk rri dot po nuk luajta pak futboll. Kam luajtur këtë kohë jashtë me kushëririn tim, Onin. Bashkë na lidh pasioni për futbollin dhe kur fitojmë, i themi njëri-tjetrit presim ekipin tjetër. Nuk kam plan të luaj më futboll si më parë, pasi futbolli ngel tek ëndrra ime, të cilin e luaj për të mbajtur trupin në formë. (qesh)

 

Tags : OLSI BB9
loading...