close
Intervista

INTERVISTA/ “Në familje ajo ishte mbretëresha”… Si shprehej Berisha për të motrën, që sot nuk jeton më

1200px-Sali_Berisha_-_World_Economic_Forum_Turkey_2008

“Në familje ajo ishte mbretëresha”- Kështu do të shprehej Sali Berisha 4 vite më parë në një intervistë për Agon Channel, teksa fliste për familjen ku u lind dhe rrit në Viçidol të Tropojës.

Më poshtë një pjesë nga intervista e Berishës, si një kujtim për të motrën Hajrien që sot nuk jeton më, sjellë nga “opinion”.

-Mësimi më i vyer që ju ka dhënë nëna, cili ka qenë?

-Mësimi më i vyer, më i çmuari ishte ky: Ne kemi qenë një familje patriarkale qartësisht, por në aparencë në të vërtetë ne ishim një familje matriarkale. Familje në të cilën nëna ishte shumë influente në vendimet dhe vendimi i saj më pozitiv në jetën time ka qenë fakti se ajo më imponoi me kultin e motrës. Po.

-“Kulti i motrës”, që do të thotë?

-Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër (Selimi e Salihi) dhe një motër (Hajria). Për çfarë ndodhte në familjen tonë, e para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.

– Mbështetje emocionale e të voglit Berisha…

-Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua. Më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të më dhënë sensin e barazisë, shumë i domosdoshëm.

loading...