close
IntervistaVetëm në WHO

INTERVISTA/ Lidhja me Damianon lojë apo dashuri? Flet miku i Armelës: Unë e njoh mirë, ja çfarë mendoj

18049793_822205077935164_560424101_o

Bukuroshja e “Big Brother 9” Armela, fillimisht ra në sy pikërisht për pamjen e saj. Duke qenë se Armela u bë pjesë e lojës e vetme, kurioziteti se me cilin prej djemve të shtëpisë ajo do të bëhej çift, ishte i madh. Tani e kemi shuar këtë kuriozitet, pasi Armela është çift në lojë me Damianon dhe konsiderohen si një nga dyshet më të forta të këtij edicioni. I shohim shpesh teksa përqafohen por edhe puthen, e të shumtë janë ata që besojnë se përtej lojës ndoshta midis dy të rinjve, ka një pëlqim të vërtetë. Ne kontaktuam me Kevin Kolën, mikun e ngushtë të Armelës. Ai e konsideron si motër dhe e njeh mirë, ndaj i kërkuam që të thotë mendimin e tij në “revistawho.com”, lidhur me marrëdhënien e saj me Damianon. Më poshtë mund të zbuloni se çfarë na ka thënë: 

Kevin, si po e shihni këto ditë Armelën në Big Brother?

Armela çdo ditë që kalon vazhdon një lojë të pastër e të sinqertë por sërish pret të studiojë situatën ku ndodhet me këshillë të Damianos. Loja për të si lojtare nuk ka filluar akoma. Po i qëndron shumë besnike lojës në çift dhe jam i lumtur për këtë gjë.

Po fansat e saj ju kontaktojnë? Çfarë ju thonë?

Ashtu si dhe çdo banor tjetër mendoj sigurisht që ka njerëz që na shkruajnë, komplimentojnë apo japin këshilla. Nuk do i quaja fansa, thjesht pëlqyes të Armelës si personazh, apo çiftit Armela Damiano.

Si e pritët vendimin e saj për t’u bërë çift me Damianon?

Në momentin që Armela ra dakord të jetë pjesë e lojës ajo e ka të qartë se loja mbetet lojë dhe si e tillë luhet pa dalë nga caku i një Reality Shoë. Një partner si Damiano e ka plotësuar këtë format me çdo copëz të munguar debati, kulture, historie jete dhe shumë të tjera. Nuk mund të mendoja për një lojtar më të fortë se Damiano.

Ju e njihni mirë Armelën, mendoni se ajo ka pëlqim të vërtetë për Damianon?

E vërtetë që e njoh Armelën megjithatë mbetet për t’u parë në daljen nga shtëpia nëse jemi magjepsur nga loja, apo kemi parë fillimin e një historie të vërtetë./ revistawho.com

 

Tags : armBig Brotherela
loading...