close
IntervistaNë KopertinëVetëm në WHO

INTERVISTA/ Joana Grabolli: Jam gati për “Miss World”!

22782053_10210515276861485_629892641_n

Fotot: Juxhin Kurti

Është 20 vjeçe, shumë e bukur dhe me ide krejt të qarta se çfarë do për jetën. Deri tani ka dy dëshira madhore, e ka nisur nga puna për t’i realizuar me sukses. Kështu është Joana Grabolli, vajza që iu rrëmbeu të tjerave kurorën e më të bukurës, duke realizuar ëndrrën e një jete. Por sigurisht që pa ëndrra e objektiva nuk arrihet kurrkund dhe Joana këtë e ka kuptuar mirë. Ajo vazhdon ëndërron se një ditë do të jetë një dentise e realizuar e gjithashtu së shpejti pjesë e televizionit shqiptar. Por për këto ka kohë, sepse shumë shpejt e pret një detyrë madhore, t’i tregojë Kinës dhe të gjithë botës se sa të bukura janë vajzat shqiptare. Në intervistën për “RevistaWho.com” Miss Joana tregon të gjitha emocionet dhe gëzimin që po jeton e që do të provojë kur të niset për në “Miss World”. Ne i urojmë fitore!

Joana brenda 1 viti jeta jote ndryshoi krejtësisht. Tani je një 20-vjeçare që mban kurorën e më të bukurës shqiptare, çfarë do të thotë kjo për ty?

Unë jam rritur në një familje që më ka bërë të ndihem si princeshë dhe për mua kurora ka qenë gjithmonë një ëndërr. Fakti që tani e kam, për mua do të thotë shumë.

Me bukurinë tënde do të përfaqësosh vendin tonë në Kinën e largët, si po e pret këtë eksperiencë?

Jam shumë e lumtur që do të përfaqësoj vendin tim në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Mezi po e pres ta nis këtë eksperiencë dhe të jap më të mirën time.

Kush do të të shoqërojë atje?

Në Kinë do të shkoj vetëm. Aty më presin stafi dhe konkurrentet e tjera nga të gjitha vendet e botës.

Familja jote çfarë mendon për këtë rrjedhë të re që të mori jeta?

Familja ime më mbështet në këtë eksperiencë të re por e shohin si diçka të përkohshme pasi primare si për ta si edhe për mua është shkollimi.

Dega që ti ke zgjedhur nuk ka asnjë lidhje me spektaklin? Pse një Miss deshi të bëhej fillimisht dentiste?

Është e vërtetë. Dega që unë studioj s’ka aspak lidhje me spektaklin, por ama unë i bëj me shumë pasion të dyja dhe gjej kohë për t’iu kushtuar në maksimum. Tani e shoh veten si një Miss. Në të ardhmen e mendoj si një dentiste të realizuar në profesion.

Pasi të kthehesh nga Kina, cili do të jetë angazhimi yt veç studimeve?

Pasi të kthehem nga Kina, për momentin nuk kam menduar ndonjë angazhim tjetër përveç studimeve. Pas pak kohësh mendoj që do të marr angazhim tjetër në televizion.

Ke punuar ndonjëherë? Nëse jo, cila do të dojë që të ishte puna jote e parë?

Deri më tani nuk kam punuar, pasi kam qenë 100% e angazhuar me shkollën. Dhe tani së fundmi duke u përgatitur për “Miss World”. Do të më pëlqente të bëja punë vullnetare si punë të parë. Sinqerisht do të preferoja të merrja si shpërblim buzëqeshjen e disa njerëzve në nevojë, se sa një shumë lekësh.

Zakonisht bukuroshet duan të punojnë në televizon, ti e ke këtë dëshirë?

Patjeter që po! Më pëlqen bota e televizionit dhe kam dëshire të jem pjesë e saj.

Kush është personazhi televiziv që vlerëson më shumë?

Nuk kam një personazh televiziv të cilin e vlerësoj shumë. Ndoshta politikanet si Monika Kryemadhi dhe Grida Duma, më duken përfaqësimi më i mirë i femrave.

I dashuri yt është krenar që ka në krah një Miss?

S’e di. Duhet pyetur ai (qesh). Mendoj që një femër e bën krenar mashkullin në krah me cilësi të tjera, jo me faktin që është Miss./ revistawho.com

loading...