close
Intervista

INTERVISTA/ Fshiu fotot me të fejuarin, flet Marina Fara: Si qëndron e vërteta, prioritetet e jetës sime

17523394_942320755870742_5644092702516340984_n

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara është gjithmonë në qendër të vëmendjes, edhe pse me profesion është juriste.

Me famën që ka arritur për stilin e jetës dhe imazhin perfekt, Marina Fara tani është një nga personazhet më të klikuar për çdo foto që poston në Instagram.

Ndaj, mediave nuk mund t’u shpëtonte mungesa tashmë e fotove me një djalë që u fol se ishte i fejuari. Për këtë lidhje romantike Marina nuk foli asnjëherë në media, dhe e gjithë historia u ndërtua në vetë të tretë. Po cila është jeta e saj sot, Marina e rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama”…14039943-771769776259175-3825853884644281293-n

Dukesh gjithmonë e në formë në çdo stinë, cili është sekreti i ruajtjes së linjave në mënyrë perfekte?

Asgjë më tepër sesa përkujdesja e vazhdueshme me aktivitet fizik dhe trajtime estetike.

Ndërkohë je e para që ke filluar sezonin e plazhit për këtë vit, ti je e dashuruar pas stinës së verës apo dimrit, duke pasur parasysh që të kemi parë edhe në pishina?

Të dyja stinët kanë veçantitë e bukuritë e veta. Mundohem t’i shfrytëzoj në maksimum, si ditët e plazhit, ashtu dhe ato pranë oxhakut.

Je diplomuar për Drejtësi, çfarë të tërheq më shumë në profesionin që bën?

Historia e ka sjellë jurisprudencën deri në kohët e sotme dhe sistemet e ndryshme globale. Është një profesion shumë i bukur, pasi shoqëria civile lëviz dhe funksionon në bazë të këtyre rregullave, të cilat herë funksionojnë e herë jo, kështu dhe vazhdojmë të rritemi e përmirësohemi si civilizim.

Të qenët i drejtë është tipari kryesor i karakterit që i jep rëndësi dhe e vlerëson te njerëzit, dhe sidomos te meshkujt?

Të qenët i drejtë është një virtyt shumë i madh te një individ, dhe po aq i vështirë për t’u përvetësuar. Kjo sepse është e vështirë të mos gjykosh njerëzit apo fenomene të ndryshme. Kështu që unë vlerësoj një njeri, i cili mundohet të jetë më e mira e vetes çdo ditë, pavarësisht ambientit që e rrethon, si në shoqëri, ashtu edhe në një lidhje romantike.

Sa pranë mami Eli Farës je, edhe pse ndiqni drejtime të kundërta profesionale?

Është personi që më ka sjellë në jetë, kështu që nuk mendoj që mund të jetë dikush më i afërt se aq. Në cilat vende preferon ta shoqërosh jashtë vendit? Mundohem ta shoqëroj sa herë kam kohë të lirë.

Fakti që je vajza e nënës këngëtare të bën të kesh shumë miq artistë, dhe si është jeta mes tyre?

Është e bukur, pasi janë njerëz me shumë pasion brenda tyre, që e duan atë çfarë bëjnë më shumë se çdo individ tjetër në profesione të tjera. Është bukur të kesh një shoqëri me shpirt aq të madh si mamaja ime.

Nga ana tjetër, stili yt i jetës ka tërhequr shumë vë- mendjen e mediave. Do ta kategorizoje veten vajzë luksi apo thjesht me stil?

Do të mundohesha në fakt mos ta kategorizoja veten, dhe aq më pak të vendos etiketa. Jeta është një dhe njerëzit ndryshojnë, rriten. Nuk gjykoj dhe kategorizoj askënd. Më pëlqen që çdokush të ndihet i lirë dhe mbi të gjitha, i lumtur, sido të zgjedhë ta jetojë jetën.

E ndjen xhelozinë e vajzave përreth, dhe e ke të thjeshtë apo të vështirë të mbash shoqe afër?

Absolutisht jo. Kam shoqe tepër të mira e me zemër të madhe. Për sa u përket vajzave që nuk i njoh, nuk mendoj se është xhelozi, sepse është një ndjenjë shumë e fortë ta kesh për dikë që nuk e njeh. Por mund të jetë thjesht paragjykim, të cilin sërish nuk e gjykoj, sepse është opinioni i tyre dhe mënyra si ato e shohin botën.

Çfarë të lumturon më shumë në jetën që bën, ke ndonjë hobi të fshehtë?

Çdo gjë mundohem ta shoh me pozitivitet, kështu që mund ta gjej lumturinë në gjëra shumë të vogla dhe të thjeshta. Një hobi specifik nuk kam.

Së fundi të pamë në foto me një djalë që u fol se ishte i fejuari. Çfarë ndodhi që fshive fotot dhe si do e përkufizoje këtë histori?

Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme për t’u folur sesa fotot e mia në Instagram me personat në jetën time.

Tags : ELI FARAmarina fara
loading...