close
Intervista

Gjyste Vulaj: Pse vendosa të vij si një balerinë seksi klubesh

454

Këngëtarja nga Mali i Zi, nënë e dy fëmijëve, çudit gjithmonë e më shumë me ekspresivitetin e saj skenik. Pak ditë më parë, Gjyste Vulaj publikoi klipin “Sonte bëjmë nam”, ku shfaqet si balerinë e vërtetë, që tërheq vëmendjen me lëvizjet e saj në disko.

989898 

Për suksesin si çift me bashkëshortin Sokol, dy fëmijët e tyre, pasurinë që ka vendosur nga muzika dhe kujdesin për t’u dukur e re, këngëtarja 39-vjeçare flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

“Sonte bëjmë nam”, është klipi ku shfaqesh energjike. I dedikohet flirtit apo dashurisë?

“Sonte bëjmë nam” është një këngë ritmike, me një tekst dedikuar dashurisë, joshjes, flirtit, aventurës, qejfit, jetës së natës. Është një klip plot atmosferë, i punuar për repertorin tim enkas për diskoteka. Dhe në bazë të gjithë kësaj, “Sonte bëjmë nam” është vetëm një përshkrim, diçka normale për personat me një jetë të tillë moderne. Pra, për të gjithë ata që fundjavat i kalojnë nëpër diskoteka e nëpër mbrëmje muzikore. Mund të themi “Sonte bëjmë nam” me kuptimin po bëjmë diçka të bukur e të jashtëzakonshme. Plus mund përdoret për raste të tilla: S’u bë nami pse bëmë nam! (qesh) Shpresoj që do t’ju pëlqejë klipi dhe kënga ime, që gjenden në Facebook dhe kanalin tim në Youtube.

Shumë ekspresive shfaqesh tek kërcen në një klub nate. E kujt ishte ideja për një klip, ku ti kërcen si balerinë e vërtetë?

Sa për kërcimin tim mund të them që unë di të përshtatem gjithkund dhe pa lënë njeri të më ulë kokën. Për mua, një artiste e vërtetë që di të ndajë skenën me jetën private është si Gjyste Vulaj.

Flitet se je ndër këngëtaret që je pasuruar vetëm nga muzika. Është e vërtetë?

Unë dhe bashkëshorti im Sokoli jemi punëtorë të mëdhenj. Ne bëjmë çdo gjë me pasion, jemi profesionistë dhe s’ka si të mungojë suksesi. Jam e kënaqur me çdo gjë që kam deri tani në jetën time. Me shumë s’kërkoj, kaq mjafton.

Të ftojnë për të kënduar në dasma, janë ceremonitë VIP pjesë kryesore e axhendës tënde koncertore?

Po normal që më ftojnë, por rrallëherë kam mundësi të jem e pranishme si e ftuar. Kështu mund të më shihni vetëm duke kënduar nëpër dasma të mëdha.

Ekziston xhelozia mes kolegesh në punën tuaj, dhe cilat janë rivalet më të forta?

S’kam xhelozi, as inat ndaj askujt. Jam mbretëreshë që nuk lejoj këdo të më prishë shpirtin tim. Rivalitet nuk njoh, sepse e thashë shikoj veç punën time, në mënyrë që ta bëj atë ashtu siç di unë. Respekt edhe për kolegët që kanë sukses, pasi mendoj se gjithkush ka hapësirën e vet!

Je nënë e dy fëmijë dhe dukesh vërtet shumë e re. Ke bërë ndërhyrje deri tani?

Jo, s’kam bërë ndërhyrje as kam në plan. Kurrë, asnjë ndryshim, në aspektin për t’u bërë më e bukur se sa jam, apo për të ndryshuar diçka që s’më pëlqen te vetja.

gjysa-766x478-2

Këshilla kryesore që u jep grave për të pasur rini të përhershme natyralisht?

Për të mbajtur në formë linjat që m’i ka falur Zoti, e që të dukem gjithmonë e freskët kujdesem nga pak dhe do të vazhdoj të kujdesem gjithmonë. Po pata nevojë, rri edhe pa darkë, por jo pa trajtimet.

Ke arritur maksimumin në jetë siç u shprehe më sipër. Frika jote më e madhe në jetë?

Kam frikë nga Zoti, dhe askujt s’i bëj keq e as ia dëshiroj të keqen. Nuk i paragjykoj kurrë njerëzit, madje gjithmonë kur lind biseda për ndonjë X histori, kurrë nuk lë njërën anë me faj, sepse mendoj që çdo gjë ka një arsye. Kam frikë shumë nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga aksidentet tragjike, kam frikë se mos humb njerëzit që i dua fort sepse unë jetoj për ta. Kam frikë mos të vdes pa mu rrit djali, sepse s’mundet kush në botë t’ia zëvendësojë dashurinë dhe kujdesin që kam unë për të.

Tags : gjyste vulaj
loading...