close
Intervista

Gerta: Si do t’i përdorë Ambra historitë personale për të fituar “Big Brother”

Ambra-Gerta-18470823_102133

Elsamedi dhe Ambra janë çifti më i ri i “Big Brother 9”, që direkt me hyrjen e tyre në lojë mund të themi se kanë futur sherrin në shtëpinë e kamerave. Çifti që kanë hyrë kanë rrëfyer dashurinë me shikim të parë, ata janë në një lidhje prej 5 muajsh. Janë njohur në një sfilatë mode, ku Ambra ishte modele dhe Eli ishte i ftuar për të kënduar si reper. Filluan të bisedonin me njëri-tjetrin dhe pastaj të dilnin.

Tashmë ndihen shumë mirë bashkë, edhe pse lidhja e tyre është në distancë, pasi Ambra jeton në Shkodër dhe Eli në Tiranë, por takohen sapo u jepet mundësia. Elsamedi hyri me një strategji të saktë në lojë, duke u konfliktuar direkt me banorët, sidomos me Fotininën, së cilës i tha se ka hyrë në “BB9” vetëm për të gjetur burrë, fyerje që e bën të përballej keq me partnerin e saj, Danjelin.

Nga ana tjetër, hyrja e Ambrës në shtëpinë e “Big Brother”, edhe pse me një partner në krah, ka shkaktuar jo pak turbullira te marrëdhëniet e çifteve të vjetra, por edhe tek ato të reja. Me bukurinë e saj ajo ka tërhequr vëmendjen e djemve, ndërsa vajzat janë bërë xheloze pasi ndihen të eklipsuara. Gjithsesi, para se të hynte në lojë, ajo i ka marrë disa këshilla nga ishkonkurrentja e këtij edicioni Gerta Shino, të cilën e ka mikeshë. Gerta tregon për “Panoramën” si e njeh Ambrën dhe ambicien e saj për të fituar.

Ku dhe si jeni njohur me Ambrën?

Me Ambrën kemi pak kohë që shoqërohemi pasi u njohëm nga një shoqëri e përbashkët.

Pse ka hyrë në lojë Ambra, për famë apo vertet pretendon fitoren?

Ambra hyri për të provuar një eksperiencë të re që ka lidhje dhe me punën e modelingut që ajo bën. Mendoj që hyri me synimin për t’i bërë më shumë reklamë vetes, dhe pse jo për të fituar.

Çfarë tipi ka, është natyrë luftarake si i dashuri reper?

Ajo është tip i shoqërueshëm, vajzë e thjeshtë dhe e dashur.

Çfarë kanë të përbashkët ata si çift, dhe planet që bëjnë bashkë?

Ata janë të dashur prej kohësh, që kur u njohën nga një shoqëri e përbashkët. Të përbashkët? (Qesh) Këtë s’e di në fakt, se nuk e njoh Elin personalisht. Nuk di shumë për lidhjen e tyre, në fakt.

Ka histori të veçantë jete që presim të na e rrëfejë?

Po ka, dhe historitë i takojnë asaj t’i rrëfejë vetë dhe pse jo t’i përdorë për lojën.

Ka bërë një jetë të vështirë, apo të bukur?

Të bukur normalisht.

Bukuria e saj ka bërë xheloze vajzat e shtëpisë. Është më impresionuese live apo në ekran?

Po, Ambra është një vajzë shumë e bukur, “live”, më e bukur se në televizion.

Tags : ambra e bbgerta e bb
loading...