close
Intervista

Gerta e “Big Brother 9”: Unë vajza më seksi e shtëpisë, Fiorentina më negativja. Besoj fiton Damiano!

gerta

Gerta u njoh me Denisin nga Elbasani në audicionet e “Big Brother 9”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë agjenten e marketingut të afrohej më shumë me studentin e Marrëdhënieve me Publikun.

Ata ishin çifti i parë që lanë lojën, pas përfundimit të së cilës vendosën të ndaheshin “live” në spektakël, duke u dakorduar të dy. Për intrigat mes lojtarëve, çiftin më të bukur dhe fituesin e kësaj gare, flet Gerta për gazetën “Panorama” :GENTA2

Si ishte eksperienca jote në “Big Brother 9”, do e kujtosh si një ëndërr që t’u bë realitet apo thjesht si një ëndërr të keqe?

Ishte një eksperiencë e veçantë. S’do e quaja kurrë të keqe, por as ëndërr.

Ishit çift në lojë me Denisin, ishte komod, apo i sikletshëm partneriteti?

Të jesh në ato kushte, ku je gjithë kohës nën vëzhgim është siklet edhe nëse je vetëm. Por me partnerin tim ndihesha më komode, sepse e dija që kisha dikë përkrah dhe që më jepte më shumë shtysë për të vazhduar.

Si ishte përballja me banorët e tjerë, cilët prej tyre do t’i kategorizoje të mirë e të këqij?

Qëndrova shumë pak për t’i kategorizuar në të mirë apo të këqij. Por më pozitivi me aq sa e njoha ishte Danieli. Ndërsa më negativja ishte Fiori. Danieli ishte më pozitivi, sepse gjithmonë përpiqej që te diçka që ndodhte t’i gjente anën pozitive. Ishte i drejtpërdrejtë, organizonte lojëra dhe jo debate. Ndërsa Fiori ishte person që fliste shumë pas krahëve, dhe përpiqej të bënte shokë për t’i vënë kundër njerëzve që donte ajo.

Po tani që s’je pjesë e lojës i ndjek, dhe si po të duken?

Po shoh përmbledhjet në internet, dhe më duken që janë po ata që kam lënë unë aty në shtëpi.

Cilët nga çiftet spikasin apo që të pëlqejnë ty?

Daniel-Fotini. Ata më ngjajnë shumë me veten time në sjelljet që bëjnë. Janë të dy të dashur, të duruar, njerëz me vlera dhe moral.gerta4

Ç’mendim ke për çiftin më të komentuar deri tani, Damiano-Armela?

Janë shumë simpatikë për publikun. Damiano është konkurrent tepër i fortë edhe mund ta fitojë ai këtë lojë, gjithmonë nga çfarë kam parë nëpër komente të njerëzve.

Ervini dhe Sidrita ishin një tjetër çift protagonist që dolën nga shtëpia. Do t’i cilësoje çift real?

Po, për mua ishin çifti që realisht mendoj se pati dashuri mes tyre.

Ervini ishte një nga protagonistët që pas skualifikimit e shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj lojtarëve dhe produksionit. I jep të drejtë?

Jo, nuk i jap të drejtë. Normal që u provokua që arriti në atë situatë që edhe e penalizoi, por njerëzit e harruan provokatorin dhe fajësuan ashpër reagimet e tij. Për mendimin tim, nëse s’do të kishte reaguar në atë formë, Ervini do të ishte ende në lojë. Unë kam qenë madje nga ato që kam thënë për Ervinin që e shoh në finale.

Cilit çift do t’i vendosje etiketën “Dashuria e vërtetë”?

Po. Kemi çiftin Lupçe dhe Katerina që kanë tetë vite që janë të dashuruar.

“Puthja” është një element i rëndësishëm i lojës në këtë edicion. Kush nga protagonistët dinte të puthte më bukur në shtëpi?

(qesh) S’i kam parë në fakt, sepse s’doja t’i shqetë- soja në ato momente.

Nga vajzat në “Big Brother” kush të duket më seksi?

Unë. (qesh)GENTA1

Po fitues apo fituese kë pret të shohësh?

Danielin ose Damianon.

Për mendimin tënd, cili është risku më i madh i të qenët çift në atë shtëpi?

Duhet të tregohesh shumë e matur në lëvizjet që bën, pasi aty të gjithë janë konkurrentë dhe një lëvizje e vogël, një veprim i vogël ata e përdorin për të bërë lojën e tyre, përçajnë çiftin me komente të tipit “ajo ka qejf atë” e “ky ka qejf këtë”. E sado të kesh besim te partneri apo partnerja, prapë do të ketë debat.

Ti ndjeve kërcënime të tilla në lojën çift me Denisin?

Jo. Edhe pse tentuan me këto tema.

Po tani jashtë shtëpisë si po vazhdon marrëdhënia juaj?

Jeta ime vazhdon normalisht, pranë familjes dhe shoqërisë sime. Me Denisin kemi ide të ndryshme për jetën, komunikojmë ndonjëherë për diçka që ka lidhje me “Big”-un, por vetëm kaq e asgjë më tepër.

Sa e mundur është që një ditë të riktheheni çift edhe në jetë?

Kemi qenë çift, jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë.

Tags : Gertagerta big brother 9
loading...