close
Intervista

Foto me Nejmarin, Eva Murati sqaron “lëmshin”: Shikoni dorën e tij te këmbët!

eva murati nejmar

E bukur, por mbi të gjitha e zgjuar. Ka një sens të theksuar humori, aq sa ndonjëherë i bën “lëmsh” njerëzit me shakatë e saj. Rasti i fundit ishte ai me Nejmarin. Fotoja e brazilianit përkrah një bruneje sharmante në shezlong, e postuar nga vetë Eva Murati, bëri që në rrjet të vërshonin lajmet.

A ishte apo jo Eva përkrah Nejmarit? Përgjigjen na e jep pikërisht moderatorja seksi, e cila, për një edicion të tërë, i dha të tjera nuanca Champions League, duke “zaptuar” ekranin e “Vizion Plus”. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, modelja rrëfen përvojën e saj të parë në krye të një formati sportiv.

Eva, na zbuloni pak të vërtetën e fotos së Nejmarit, pasi të shumtë janë ata që kanë menduar se ishit ju përkrah brazilianit…

Është folur dhe shkruar më shumë se ç’duhet për këtë çështje. Megjithatë, gjithkush që ka kaluar qoftë edhe një herë në profilin tim, e kupton që unë i kam të zakonshme “memet” dhe mbi të gjitha, ato gazmoret. Foton e Nejmarit mua ma dërguan në “Instagram”.

Një fans më tha: “Sa të ngjan…”, ndaj edhe e postova. Por, po e them tani: Nuk jam unë dhe mjafton të shohësh dorën e Nejmarit te këmbët. Ajo është e dashura e brazilianit, madje me këtë foto ai i ka bërë një dedikim. Në atë foto ishim si “dy pika uji”, por unë e postova vetëm për të bërë një shaka të vogël.

Nuk ka shumë që u mbyll Champions-i, ndaj do donim të dinim si u ndje Eva në krye të këtij formati?

Unë nuk e kam pasur ndonjëherë qejf të madh sportin, ose e thënë ndryshe, nuk e kisha menduar kurrë veten si prezantuese në këtë profil. Kam qenë gjithnjë e fokusuar në të tjera formate, në “showbiz” apo “lifestyle”. Shpesh kam pasur edhe oferta për të drejtuar programe sporti, por nuk i mora kurrë seriozisht.

Çfarë ndikoi që ndryshuat mendje?

Kur më propozuan që të isha në moderimin e Champions League, kisha edhe një ofertë të dytë, por në një televizion tjetër. Ai nuk kishte lidhje me sportin, por u josha nga kërkesa e “Vizion Plus”, pasi ishte diçka shumë e madhe. Kisha drojë fillimisht, për faktin se përgjithësisht fermat në këtë format paragjykohen në përgjithësi. Por, më pas u binda, pasi më thanë se nuk ishte emision i zakonshëm sporti, por një eveniment, ashtu sikundër është edhe vetë Champions-i.

Çfarë komentesh dhe përshtypjesh keni marrë prej kolegëve apo edhe nga ndjekësit?

Gjëja më e rëndësishme për mua është pikërisht kjo, pra impakti që kam lenë tek të tjerët. Pas puntatave të para, kur nisa që t’ia merrja disi edhe dorën, kam kuptuar se nuk jam trajtuar si një “tjetër gocë që i shtohet sportit”.

Por si…?

Njerëzit ma kanë shprehur shpesh se ja kam dalë me sukses. Edhe pse isha një njeri që nuk e ndiqja futbollin dhe këtë e pranoj pa kurrfarë ndroje, tashmë mund të prezantoj dhe të flas më së miri për sportin. Dhe më duhet ta them që, para këtij formati, maksimumi kisha ndjekur ndonjë ndeshje mes miqsh me ndonjë birrë përpara, por kurrë nuk më ka ndodhur që ta shoh një ndeshje me dëshirë.

Juventusi juaj humbi në finale, sa u mërzitët?

Më dhembi zemra. Unë e deklarova që jam tifoze e Juventusit dhe, për fatin e keq, që finalja nuk shkoi ashtu sikundër unë doja. Por, më së shumti u mërzita për Bufonin, pasi ai është lojtari im i preferuar dhe prisja që ta merrte atë kupë. Të gjithë janë mbas Ronaldos, por unë jo.

Sa e ndiqni futbollin shqiptar dhe për kë bëni tifo?

Tani e kam përmendur që jam tifoze e Partizanit. Megjithatë, më duket shumë e vështirë që të flasësh për kampionatin tonë. Këtë e vura re edhe tek analistët që hasin vështirësi që t’i thonë gjërat hapur, ndërsa jashtë janë më të hapur dhe më të çlirët. /Panorama

Tags : Eva Muratineymar
loading...