Pas disa fotove që i shfaqnin të dy teksa bisedonin të veçuar në një festë organizuar nga “Big Brother” publikuar ekskluzivisht ne “revistawho.com”, Olsi, ish-konkurrent i edicionit të parë, sqaroi edhe një herë raportin e tij më ish-të dashurën, Noçen. Në një rrëfim të shkurtër për “Shekulli”, Olsi tregoi gjithashtu se si do të kishte vepruar nëse do të futej sërish në shtëpinë e famshme.
Olsi keni qenë banor në Big Brother 1, shumë vite më parë, si e kujtoni sot momentin e parë kur startoi?
Kur unë kam atë momentin si çdo njeri tjetër që rri dhe mendoj për pak çaste ato momentet më eksituese të jetës time, çasti kur startoi formati ngelet gjithmonë një çast që vërtet më ngjall një lloj dëshire për ta përjetuar prapë atë lloj emocioni që vetëm BB ta dhuron
Nëse do ju jepej mundësia të ishit sërish banor i Big Brother, a do pranonit? Çfarë strategjie do ndiqnit për të dalë fitues?
Po të më jepej mundësia të isha pjesë e këtij formati normal do e provoja prapë, por nuk di për këtu në Shqipëri, sepse edhe interesi i publikut për ta parë sërish një ish-banor se kam idenë sa i madh do ishte, por po të më ftonin diku jashtë do futesha pa hezituar. Normal ashtu si tek BB-1 unë nuk do futesha me strategji në mendje, sepse më pëlqen e panjohura dhe e paditura, më pëlqen të marr çdo ditë “at the time”, (në kohën e vet) megjithatë pa strategji thjesht enjoy every momentas it comes (shijoj çdo moment ashtu si vjen)
Sa i takon jetës private, mund të ndani diçka për lexuesit…
Jeta ime private e qetë për momentin, asgjë e re për ta ndarë me ju.
Si është raporti juaj më Noçen… pra a jeni miq
Me Noçen jemi thjesht miq dhe ashtu do ngelim … thanks.