close
Intervista

Eli Senaj: Intrigat brenda shtëpisë së “BB”, roli i Ambrës dhe ç’mendoj për fituesit

download-21

Është këmbëngulës, realizon çdo gjë që ka në mendje, e nëse i vendos vetes një qëllim, i shkon deri në fund. Hyri në shtëpinë e “Big Brother 9” si reperi që ishte çift me modelen Ambra Muji, lidhja me të cilën ishte totalisht fiktive. Në kulmin e edicionit, Elsamed Senaj vendosi të ndahej nga partnerja duke vazhduar lojën i vetëm.

Por pas shumë ditënetëve protagonizëm, përplasje më rivalët dhe afrime e largime me Ambrën, ndjenjat u ngatërruan paksa mes tyre, ndërkohë që tani është jashtë asaj shtëpie. Për mënyrën e eliminimit dhe humbjen e shansit për të fituar 100 milionë, kush është Ambra realisht për të, vërtetësinë e çifteve në shtëpi dhe planet e tij në showbiznes&muzikë, Eli i rrëfen për gazetën “Panorama”.Elsamedi-Ambra-970x400Mesazhet private mes teje dhe ish-lojtarit të “Big Brother 9”, Damiano Agalliut, u bënë objekt i rrjeteve sociale direkt pas daljes nga loja. A mund të thuash ti të vërtetën tënde rreth atij komunikimi?

Realisht u çudita nga Damiano. Kishte krijuar diçka sikur jam gëzuar unë kur ka dalë nga “BB”, dhe filloi të shkruante gjëra që nuk ekzistonin. Gjithsesi unë e kuptova qe do shkruante sa për të publikuar biseda në Facebook dhe s’i dhashë rëndësi.

Ndjekësit e tu në rrjetet sociale nuk e prisnin që ti të dilje nga loja. Ishte ndarja nga Ambra që të penalizoi?

Realisht askush nuk e priste, dhe kam parë komente pa fund kundër daljes sime nga “Big Brother”. Dy opinionistët kanë bërë një thyerje rregulli, kur “live” në spektakël thanë se publiku duhet të votojë Elsamedin të dalë jashtë. Ndërsa ndarja nga Ambra më mirë që ndodhi. Ajo e keqpërdori, e mori si krenari dhe mua nga ana tjetër që më vinte keq e nuk doja ta injoroja….

Po jashtë shtëpisë, si ishin reagimet që more për vendimin e ndarjes?

Jashtë s’kam parë dhe as dëgjuar akoma asnjë koment negativ apo gjykim për atë vendim, sidomos nga ata që kanë parë “Big Brother”. Kjo për faktin se dy javë para ndarjes Ambra luante në polin e kundërt, e për çdo gjë ishte kundër meje. Dua të theksoj që unë nuk e ndava për lekë, se kur u ndava nga ajo, e dija që nuk luftoja më për çmimin e parë se ishim në “love edition”. Vendimi im ishte një veprim i mirë matematikor nga ana ime për të frikë- suar të tjerët.

E vërteta fare mes jush ishte që kishit 5 muaj të lidhur bashkë, apo e gjitha ishte lidhje fiktive?

E thashë publikisht te “Fan club” që lidhja ishte fiktive, pra ne nuk ishim asnjëherë bashkë. Prandaj u shpreha që Ambra e përdori si ndarje. Por me mua nuk u nda se s’më ka pasur, e as nuk e kam pasur kurrë.

Kush është Ambra tani për ty, dhe pikat e saj të forta apo të dobëta?

Ambra, vajzë e llastuar dhe shumë e re për sfida. Nuk e vret mendjen për gjëra të rëndësishme. Për mua bukuria vetëm shikohet, mendja vlerësohet. Kur fiksohet te “dick don” ta kryejë fiksimin e saj, pastaj ta lërë.

Sa mundësi ka që ju të bëheni bashkë një ditë pas lojës?

Jo, asnjë mundësi s’ka, sepse nuk ishim kurrë bashkë. Është e bukur yll, por jo në shijet e mia, sepse e theksoj unë nuk pëlqej vetëm bukurinë te femrat.

Afrimiteti i saj me Olsin të bëri të ndiheshe xheloz, mund ta përshkruash ndjesinë që përjetove?

Ajo hyri në shtëpi si fanse, prandaj edhe u ndava dhe u mërzita, edhe shumë gjëra të tilla bashkë, nëse do të flisnim për përjetimin. Kuptova se Ambra nuk e dinte që lojtarët në një sfidë janë kundërshtarë. E kuptova që javën e dytë dhe prandaj i flisja shumë se po bënte gabim të madh.

Të pëlqeu ndonjë nga vajzat e tjera në shtëpi dhe cila me emër? Femrat brenda?

Boh, për mua edicioni me femrat më pak seksi se çdo herë tjetër. Të paktën prej momentit që hyra unë, të bukurën e çova brenda unë dhe tani ta shijojnë. Pra asnjëra s’më ka pëlqyer. Mua personalisht më pëlqejnë më tepër femrat jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe më shijojnë më tepër.

Shumë të gjykuan për mënyrën si e le Ambrën qoftë edhe për lojë. Kaq shpejt i braktis femrat edhe si shok?

Joooo, femrat i respektoj në maksimum. Sigurisht edhe unë kam fazë jete të çmendur me shumë femra.

Sa për veten, u shprehe në “BB” se i ke siguruar vetë paratë edhe pse je shumë i ri në moshë. Mund të na e tregosh si?

Publiku më njeh pak a shumë për jetën që bëj dhe investimet e mia. Unë jam organizator i “Shkodra Fest”, dhe koncertet s’kanë qenë keq sa i takon muzikës. Kam punuar gjithmonë dhe vazhdoj të punoj.

Si do të vazhdojë karriera jote si reper dhe bashkëpunimet që ke në mendje?

Karriera ime do të vazhdojë shumë gjerësisht. Do të publikoj tri klipe së shpejti, por solo, jo në bashkëpunime. Gjithashtu do të përfundoj Festivalin “Shkodra Fest 3” që ka mbetur në gjysmë, duke vazhduar me gjysmë- finalen dhe finalen. Pastaj kemi edhe koncertet për sezonin veror.

Intervista Plus/ Çiftet e “BB”? Olsi padroni, Fiorentina skllavi, ndërsa Danjeli e Fotinia do të ndahen pas pushimeve dhuratë

Olsi dhe Fiorentina si të duken si çift? Kanë të vërteta mes tyre?

Olsi e Fiorentina (qesh)? Olsi padroni, Fiorentina skllavja. S’e di se si një femër mund të përdoret si leckë. Më vjen keq për ta. Fiorentina flet, flet, flet, por vetëm flet (bosh). Me Olsin nuk diskuton, as debaton dot, sepse kapaciteti kalon kufijtë dhe plas grushti.

Ti ishe personi që shfaqe dyshime për martesën e Danjelit me Fotininë. Si e parashikon të ardhmen e tyre?

Jemi në televizion. Bëjmë show, martohemi për show që të dukemi se dashuria jonë s’ka kufi. (qesh) Populli është i zgjuar, nga brenda është komplet fals, sa për lojë pas pushimeve që kanë dhuratë do të ndahen? Mes tyre s’ka dashuri, ka vetëm bashkëpunim të mirë për lojë.

Kush mendon se do ta fitojë “BB9”?

Finalistët janë katër çiftet e mbetura. Për fituesin deri dy ditët e fundit nuk jap emra, edhe pse e di se kush e fiton.

loading...