close
Intervista

Denisi i “Big Brother 9”: Me Gertën flasim çdo minutë, jam i lumtur që e njoha…

17807107_1668683756482092_1537060309_n

U largua shpejt nga loja e “Big Brother” po është i vetëdijshëm që la një shije të mirë tek publiku. Simpatik, i qetë, i edukuar… Këtë njohëm ne nga Denisi i “Big Brother 9” i cili u eleminua të shtunën bashkë me Gertën, me të cilën hyri në lojën televizive si çift. Ata deklaruan ndarjen menjëherë pas eleminimit, por në të vërtetë duket se gjërat nuk janë kështu. Në një prononcim për “revistawho.com” Gerta nuk pranoi të na rrëfente mbi marrëdhënien me Denisin. Ndaj ne pyetëm djaloshin i cili u tregua gjithashtu i rezervuar, po prapë na i dha ca detaje. Zbulojini më poshtë… Denisi flet dhe për largimin e padrejtë.

More days to come 😉#notoveryet

A post shared by Denis Pellumbi Official (@denis_pellumbi) on

Denis, Gerta ka thënë se stafi i “Big Brother” ju ka nxjerrë padrejtësisht nga loja, duke transmetuar pjesët tuaja më të këqija. Ti je dakord? Çfarë mendon?

Nuk kam pse të flas për këtë pjesë sepse të gjitha do të ishin aludime. Nuk kemi fakte të provojmë asgjë por mund të themi që jemi të pakënaqur dhe kjo dalje ishte e papritur.

Cili është impakti pas daljes? Si të kanë pritur njerëzit?

Njerëzit më kanë pritur shumë mirë. Më vjen mirë për impaktin që kam lënë në publik , që tregova se cili isha dhe çfarë me karakterizonte. Besoj se ja arrita shumë mirë edhe pse në pak kohë.

Me Gjerten 😜✋🏻 @gertashino

A post shared by Denis Pellumbi Official (@denis_pellumbi) on

Gerta gjithashtu u shpreh se sipas saj fituesi sivjet është i paracaktuar dhe se është Damiano. Ti ç’mendim ke?

Nga ana ime nuk e justifikoj hyrjen e tij për herë të dytë sepse është padrejtesi. Po hyre çift ose po u bëre rrugës duhet të mbash përgjegjësi dhe për vendimet e partnerit. Hyrja e dytë ishte e padrejtë .

Me Gertën si po shkon? Takoheni, flisni në telefon?

Me Gertën po shkon shumë mirë. Takohemi, dalim shpesh dhe bisedojmë çdo minutë me njëri-tjetrin. Jam i lumtur që e kam njohur dhe mënyra se si e njoha e bën edhe më të veçantë.

Si përfundim a të tërheq ajo si femër apo jo? 

Normalisht që më tërheq përderisa pata dhe një lidhje por besoj që kur njeriu i ve disa barriera marrëdhënies, i respekton.

Çfarë do të bësh tani, ku ke dëshirë të punosh?

Tani do të fokusohem tek shkolla. Dua të mbaroj masterin që vazhdoj për PR në sektorin komercial dhe pse jo të profilizohem në këtë sektor. Më pëlqen shumë gjithashtu edhe bota e radiotelevizionit./ revistawho.com

loading...