Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, tashmë po shijon një tjetër famë, kësaj here urbane, si menaxher kompanish dhe club-esh të njohura. Pasi e kemi parë si organizator eventesh në emisione rinore televizive, organizatori me profesion gazetar ka rënë në sy në Tiranë pasi zgjedh të luajë me detaje artistike paksa të tepruara, duke praktikuar filozofinë e antireklamës si reklamën më të mirë.
or menaxheri i eventeve të shumta në Tiranë është transferuar në Velipojë, ku drejton dy plazhe verore, punë që e ka bërë të jetojë një verë ndryshe dhe plot aventura. Për jetën e re të djalit që u bë i njohur në një reality-show, ai zbulon më shumë për gazetën “Panorama”.
Vendose të lësh Tiranën për të jetuar në Velipojë, pse?
Unë Tiranën nuk do e lija as për Los Angeles, por do të kthehem në tetor sërish. “Long beach” ishte një ofertë që s’mund ta refuzoja, dhe ndaj vendosa t’i jap karton të verdhë zonës së ish-Bllokut për ta ndërruar për pak kohë me Adriatikun e bukur ranor të Velipojës. Jam transferuar këtu, pasi drejtoj dy bare plazhi të të njëjtit stil, por në skaje të ndryshme, dhe që unë i quaj binjake.
Çfarë do të veçoje si aventurën që të bën të provosh adrenalinë të vëretetë?
Fakti që të dy beach baret ndodhen në dy skajet e Velipojës, njëri nga derdhja e Bunës në krah të Malit të Zi dhe tjetri nga Laguna e Vilunit, projektuar në formën e yllit të Izraelit dhe me nga një pishinë ngjitur, ma bënë të domosdoshme lëvizjen me jet ski. Nuk ka adrenalinë më të fuqishme sesa fakti që harron për pak kohë makinën dhe trafikun e Tiranës, pasi për një minutë mund të arrij në destinacion.
Kur dole nga “Big Brother”, pohove se do ushtroje profesionin e gazetarit, dega për të cilën ke përfunduar studimet e larta. Të ndihmon kjo shkollë për të qenë menaxher i mirë?
Po, sepse një manaxher i zoti ruan kontakte të mira me njerëzit, zgjedh staf të kualifikuar, i orienton të punojnë si skuadër. Pastaj duhen dhe disa kontakte për marketingun, të cilat falë “Top Channel” apo “Top Albania Radio” unë i gëzoj fatmirësisht, dhe i ruaj me profesionalizëm.
Si është ta kalosh verën mes femrave me bikini, duke u argëtuar në shkuma- party?
Më nxehtë, kam përshtypjen. Po kur je në marrëdhënie pune, ke një status që cenohet lehtë nga këto dukuri, kështu që duhet ruajtur statusi, vetja dhe shëndeti patjetër.
Kur mendon se do ta përfundosh së jetuari adrenalinën e djalit që fle dhe zgjohet me ëndrra të reja përditë?
Besoj asnjëherë.