• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Yjet e huaj tregojnë arsyet e forta që i kanë shtyrë për të pozuar nudo

Kim Kardashian njihet për fotografitë e saj nudo, megjithatë ajo nuk është vajza e vetme e famshme që ka pozuar nudo. Duke filluar nga këngëtarja Sia deri tek Celine Dion të gjitha këto të famshme kanë postuar të paktën njëherë fotografi nudo. Disa prej tyre kanë pozuar nudo, sepse kanë dashur të tregojnë se si e përkufizon shoqëria bukurinë. Ndërsa disa të tjera thjesht kanë pozuar për kënaqësinë e tyre. Por nuk ka rëndësi kaq shumë arsyeja, sepse të gjitha këto femra ngjajnë të mrekullueshme pavarësisht formave të tyre trupore.

Celine Dion

Nëpërmjet revistës ‘Vogue’ këngëtarja dëshironte të tregonte se mosha nuk është diçka që duhet t’u mërzisë. Fansat e saj e mbështetën këtë gjë dhe treguan se mosha nuk mundet të diktojë bukurinë.

Emily Rajatakowski

Vitin e kalaur për revistën ‘Love’ modelja e njohur pozoi nudo dhe dha mesazhin se femra nuk mund të cilësohet si vulgare vetëm për shkak të një fotografie që tregon trupin e saj.

Kourtney Kardashian

“Për mua lakuriqësia nuk është diçka për të cilën duhet të turpërohesh. Unë nuk sikletosem nga trupi im, unë dukem më së miri kur jam shtatzënë. Është një ndjenjë e paimagjinueshme, kur shikon të gjithë transformimin e trupit tënd. Është diçka e fuqishme dhe e bukur”, ka treguar Kourtney për një revistë kur pozoi nudo gjatë shtatzënisë.

Ashley Graham

“Të të thonë ‘Je e shëndoshë’, ‘Je e shëmtuar’, ‘Nuk je shumë e mirë’ dhe provon të jetosh me standardet e modeleve, ishte gjëja më normale e imja. Gjatë moshës 18-vjeçare ma shpifte vetja ime dhe i thashë mamit tim se duhet të vijë në shtëpi. Dhe mami im më tha ‘Jo nuk do të vish, sepse ti më ke thënë që kjo është gjëja që ti ke dashur’. “Nuk ka rëndësi çfarë ti mendon për trupin tënd, sepse trupi jot supozohet të ndryshojë jetën e dikujt”, ka thënë modelja./revistawho.com

CLOSE
CLOSE