Ditën e djeshme erdhi në jetë fëmija i 3 i Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye West. Foshnja erdhi në jetë nga nëna surrogate të cilën Kimi kishte zgjedhur, identiteti i të cilës nuk u bë kurrë publik. Por një debat i madh është krijuar nga fansat e Kim dhe Kylie, të cilët janë të bindur se nëna surrogate e Kim është Kylie, pasi janë disa veprime të cilat i çojnë në këtë përfundim.
Burimet nga ata tregojnë se fundjavën që lamë pas Kylie, ka pasur dhimbje dhe është parë në spital. Ndërsa dy ditë më vonë bëhet i ditur lajmi i ardhjes në jetë të bebes së Kim nga nëna surrogate. Një nga komentueset shkruan: “Papritur Kylie shkon në spital me dhimbje ketë fundjavë, njëkohësisht erdhi në jetë edhe vajza nga nëna surrogate e Kimit, kjo nuk është një koincidencë”. Kylie përflitet prej kohësh se është shtatzēnë. Ajo ka munguar në festa familjare, madje nuk ishte as në kartolinën e familjes për Vitin e ri. Madje modelja është fotografuar disa herë me format e rrumbullakosura.